Lifestyle

June 29, 2020 | 8:16

Emily Ratajkowski nuk pyet për maskën, modelja e shpenguar në shëtitje me të shoqin 

 

Pandemia dhe izolimi në shtëpi i ka bezdisur mjaft njerëzit. Edhe për modelen e njohur, rihapja e aktiviteteve sociale duket se pritej si një çlirim i madh. Por pavarësisht kësaj, shtetet kanë vënë rregulla dhe bëjnë thirrje për zbatimin e tyre. Maska mbi të gjitha është një nga detyrimet bazë për mospërhapjen e virusit. 

1Por sikundër të gjithëve na ka ardhur në majë të hundës kjo situatë, edhe për modelen Ratajkowski është e njëjta gjë. Paparacët e kanë fotografuar teksa ajo del pa maskë në fytyrë në një shëtitje bashkë me të shoqin, Sebastian dhe qenin e tyre në qytetin e New York-ut.

Të enjten, modelja 28-vjeçare u fotografua përsëri në New York, ndërsa doli të shëtiste me të shoqin, Sebastian Bear-McClard dhe qenin e tyre të dashur Columbo-n.

Por ndërsa Sebastian-i, 30 vjeç, shfaqet duke respektuar masat paraprake me një maskë për fytyrën, Emily vendosi të dalë pa një të tillë për udhëtimin jashtë, duke treguar dhe flokët e sapolyer.

Modelja shfaqet me veshje shumë të zakontë, një palë xhinse të varura, të ulëta, atlete të zeza dhe një kanotjere gri të ngushtë, ndërsa bashkëshorti i saj shfaqet me bluzën e tij disangjyrëshe dhe një palë pantallona të shkurtra jeshile.

34

Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi “P.N.Luarasi”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top