FB

September 15, 2021 | 10:28

Emina Çunmulaj nënë për herë të tretë, zbulon emrin e djalit

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj e ka ndarë vetë lajmin e bukur, i cili e emëron atë nënë për të tretën herë. Kjo u bë e ditur nga vet modelja përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Çunmulaj postoi një fotografi me djalin dhe nuk kishte se si të mos e zbulonte edhe emrin e të voglit, duke bërë dhe një koment të rëndësishëm për jetën e saj.

1

Sha Yosed Nazarian, mban emrin njëri nga trashëgimtarët e biznesmenit të njohur, bashkëshortit të Eminës, Sam Nazarian.

Djali im është këtu,

Shá Yosef Nazarian

Zemra ime është e mbushur

Burri im i vogël, tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra, dhe numri një ishte durimi.

Nuk kishte të bënte me atë se kur duhej të vije, ishte kur doje të vije, dhe më mësove se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tënde.

Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top