FB

July 2, 2022 | 9:28

Emocione dhe ndjesi për jetën, disa mendime rreth librit me poezi ​“Fole mirësie”, të autores poete, Adelina Pali​

 

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S.LARTI

 

Poetja Adelina Pali sot po përcjell librin e dytë me poezi “Fole Mirësie”. Ky libër sa më ra në dorë e lexova gjithë vëmendje, duke më bërë për vete, nëpërmjet përjetimit të mjaft emocioneve me ndjesi e shije mjaft të bukura, për jetën, ku autorja e shpreh qartë nëpërmjet vjershës “Filli i jetës”. 

Nuk dua që fillin brenda vetes unë ta humb…!

0

S’më ka ikur akoma filli, se atë ma mbulon mirësia,

Unë e përkëdhel jetën ashtu dalëngadalë dhe ëmbël.

… 

 

Autorja e librit me poezi, shpreh ndjenjat e saj lirike plot frymëzim dhe vërtetësi. Ajo ligjëron me gjuhën e gjetheve dhe buitjen e luleve të cilat çelin e lëshojnë aromë sa të këndshme dhe dehëse, e midis kësaj mrekullie, lodrojnë dallëndyshet, që bëjnë prezent pranverën.

Këtë libër me poezi autorja e përcjell nëpërmjet…një vargu mjaft bukur:

 

Ato vijnë aq ngrohtë aq ëmbël tek unë….

Poezitë e poetes Adelinës përbëjnë hartën e shpirtit të saj, brenda një kornize plot vezullim. Çdo poezi, si pjesë e hartës adeliane, ka ngjyrën e saj plot nuancë që të bën për vete dhe të motivon ta lexosh çdo poezi disa herë, nën tingujt e një kënge plot ndjenja e emocion ku në thellësi të saj dëgjohen tik-taket e zemrës dhe frymarrjen e shpirtit që gjallon plot jetë, të cilat e bëjnë poeten shumë vitale që di të ledhatoj gjithë ëmbëlsi,  frymë e dashuri njerëzore dhe që mban e ushqen shpresë plot vlera dhe jetë optimiste dhe gjithë shkëlqim.

09

Poete Adelinën e gjen prezent kudo me kontributet e saj, sa humane dhe sociale. Pa kushte dhe interes….! Ja si e shpreh me vargje këtë angazhim poete Adelina:

 

Dhe ja ku jam…!

Si një ujvarë….!

Ku mendimet e mija s’rreshtin kurrë…!

 

Brenda jetës sime përpiqem të thur një fole,

Po, folenë e bukur të jetës dhe mirësisë…

Ku shpirti dhe qënia ime të gjejë qetësi…

Po, unë në qiell ngre si shpëtimtare dashurinë….

 

Ja kjo është Poete Delina Pali!

I uroj suksese në jetë dhe si krijuese në zhanrin e poezisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top