Mirëqenie

July 9, 2018 | 13:29

Emocionet negative të mëngjesit ju shkatërrojnë ditën? Ja si ti largoni ato…

Të zgjoheni  të mbushur me stres mund të ndikojë në të gjithë ditën tuaj, e në fakt, mund të të shkatërroj të gjithë punën. Duke u përqendruar në idenë sesa stresuese do të jetë dita  mund të ndikojë edhe në përqendrimin tuaj dhe për pasojë mund të bëni edhe gabime, sidomos kur jeni në punë. Në një përfundim të tillë ka arritur qendra e shëndetit në Universitetin e Pensilvanisë.

Studiuesit zbuluan se kur zgjohemi  duke e perceptuar ditën stresuese bëhemi më pak interaktiv ndikohet edhe memoria. Në studim u morën  rreth 240 persona. Për dy jave ata iu përgjigjën shtatë herë në ditë pyetjeve që i vinin në smartfon.

U vu re se stresi që ata kishin në mëngjes ndikonte në memorien dhe në punën e të gjithë ditës. Studiuesi i kërkimit Martin Sliëinski u shpreh se memoria në punë  mund të ndikojë në shumë aspekte sidomos tek më të moshuarit. Shkencëtarët provuan se nëse zgjohemi me humor jo  të mirë ne stresohemi duke ndikuar në të gjithë ditën tonë.

Një tjetër kërkues i studimit u shpreh se njerëzit kanë aftësinë të mendojnë dhe të parashikojnë atë që do të ndodh. Por ky studim tregon se kjo aftësi mund të ketë efekt negativ tek funksionet e kujtesës ndonëse ngjarjet stresuese ndodhin apo jo.

Një studim i tillë do të përdoret që të ndihmojë të gjithë ata njerëz që të zgjohen në mëngjes me motivim. Dhe një nga zgjidhjet është meditimi, mjaftojnë 10 minuta në ditë dhe ju mund të kontrolloni emocionet negative.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top