Mirëqenie

October 19, 2017 | 10:54

Emocionet pozitive forcojnë sistemin imunitar

Platoni i konsideronte emocionet aq të rëndësishme sa arsyeja dhe nevojat themelore fizike, Aristoteli i konsideronte ato si trende biologjike bazë në përvojën emocionale.

Të jesh i lumtur nuk do të thotë të heqësh dorë nga problemet ose të mos i japim rëndësi asaj që po ndodh me ne. Është një filozofi e jetës që mund të na sjellë më shumë përfitime sesa mendojmë .

Mërzia është një faktor shumë i rëndësishëm rreziku, ndërsa lumturia është mbrojtja më efektive shëndetësore që kemi në dispozicionin tonë. Dhe gjithashtu ndikon në jetëgjatësinë.

Emocionet negative e dëmtojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ato pozitive janë si ilaçet natyrore që na nevojiten për të parandaluar sëmundjet.

pozitive

Si mund ta forconi sistemin tuaj imunitar?

  • Ndani dhe dhuroni, jo vetëm para, por dashuri, ide, kohë
  • Krijo një rrjet të mirë të marrëdhënieve shoqërore
  • Bëni stërvitje. Kujdesuni për trupin tuaj
  • Mos jetoni në të kaluarën dhe mos u shqetësoni për të ardhmen
  • Gjithmonë mësoni gjëra të reja
  • Qëndrimi ndaj së ardhmes është i rëndësishëm për lumturinë tonë
  • Gjeni burime të dobishme për t’ju përgjigjur vështirësive
  • Emocionet pozitive krijojnë një “spirale në rritje” që shkakton pozitivitet
  • Jini të sjellshëm me veten, nuk jeni të përsosur, por mund të punoni me dashuri në fushat tuaja të përmirësimit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top