Lifestyle

March 13, 2018 | 15:31

Emocionuese, kjo nënë zgjodhi ta sjellë kështu foshnjen e saj në jetë

Kanë mbetur të habitur dëshmitarët e një skene me të vërtetë impresionuese në qytetin turistik të Dahabit në Detin e Kuq, në Egjipt.

Pamjet e çuditshme të turistes ruse i habitën të gjithë. Ja ç’ndodhi në mes të detit.

Ata kanë fiksuar momentin kur turistja ruse solli në jetë foshnjën e saj në det, teksa notonte.

Partneri i gruas dhe një burrë që nuk ishte babai i saj e nxorrën foshnjën nga uji me kordonin e kërthizës të lidhur ende, e ata ndiqeshin nga nëna, e cila dukej e qetë dhe e relaksuar.

Nuk është e qartë nëse gruaja e kishte paramenduar të lindte në det, apo ndodhi papritur.

Por fakti që njeriu i moshuar nuk ishte babai i saj, por një mjek, do të thotë se lindja ishte e planifikuar. Imazhet u kapën nga një ballkon i një ndërtese aty pranë dhe që nga shpërndarja në internet janë bërë virale në mediat sociale.

Burimi Panorama Plus Online

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com