Në fokus

August 14, 2018 | 8:35

Emocionuese! Pas një shtatzënie të komplikuar nëna sjell në jetë katërnjakë

Një nënë ka lindur katërnjakë në javën e 32 të shtatzënisë së saj. Hindu Kaye-Kisambira, 27, nga Cobham, Surrey, lindi dy vajza dhe dy djem identik, të quajtur Asma, Hana, Ahmed dhe Ayub, në Spitalin e St George në Tooting, në jug të Londrës.

Foshnjat lindën në mënyrë të sigurt nga Dr. Asma Khalil dhe një ekip prej më shumë se 30 mjekësh nëpërmjet një lindjeje të planifikuar cezariane.

Pas lindjes, Hindu – e cila tashmë ka një djalë dyvjeçar të quajtur Haris me burrin e saj Farouk – vendosën ta quajnë vajzën e tyre më të madhe Asma si shpërblim për mjeken që i priti në jetë katërnjakët e saj.

Ajo pati një shtatzëni të komplikuar sepse vajzat nuk e kishin ndarë në mënyrë të barabartë placentën e tyre – duke bërë që një vajzë të merrte një rrjedhje të reduktuar të gjakut.

Kjo do të thoshte se një nga vajzat, Asma, kishte zvogëluar rrjedhjen e gjakut përmes kordonit të kërthizës, që do të thotë se ajo ishte më e vogël se binjaku tjetër.

Hindu u transferua në spitalin St George për kujdes të veçantë që kur ishte 24 javë.

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top