Marrëdhënie

August 14, 2018 | 8:40

Nga Valentina Telhaj / Të vuash apo të sakrifikohesh për dashurinë

Kur biem në dashuri, nuk mendojmë që ka vuajtje. Ose mendojmë që ia vlen vuajtja për atë ndjenjë aq hyjnore. Dashuria dhe vuajtja janë Yin-i dhe Yang-u i përvojës njerëzore, janë dy cilësitë më ekstreme që njerëzit mund të ndiejnë, të përjetojnë për mirë apo për keq. Nuk ka dashuri pa vuajtje. Testi i vërtetë i karakterit të dikujt është ekzistenca në të cilën ata mund të provojnë të vuajnë, por vazhdojnë ta dashurojnë personin që u mungon. Çdokush ka përjetuar tragjedi, sëmundje ose paaftësi. Vuajtja është opiumi i vërtetë i masave.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Dhimbja e vërtetë na bën të dyshojmë në vlerat tona më të thella, që i kemi aq të dashura. Vuajtja është barriera e fundit ekzistenciale ku ne të gjithë do të ngjitemi në të në një moment apo një tjetër. Në mirësinë e një personi, vihet re mungesa e mashtrimit, aftësia për të dëgjuar dhe mosdashja për të konkurruar me të tjerët. Nëse individi mund të kthehet, pra ka ribashkim mes partnerëve, do të ketë përjetim në rritje të ndjenjës së sigurisë dhe besimit. Nevoja për vetëmbrojtje zhduket, ashtu si edhe kërkesa për t’u dukur ndryshe.

Imazhi i vetes që e shihni të reflektuar në sytë e të dashurit tuaj, mund të jetë pothuajse i përsosur. Aftësia jonë për të duruar brengën lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për ta përjetuar dashurinë. Në thelb, dhimbja na bën më të aftë për dashurinë. Kush prej nesh mund të llogarisë shumën e vuajtjes njerëzore? Ka partnerë që priren vetëm të marrin, dhe aspak të japin. Janë egoistët. Ata jo vetëm që nuk ndihmojnë në çift, por janë gjykues dhe kërkues të rreptë llogarie. Por, ka dhe nga ata që falin dhe nuk kursehen, duke e treguar dashurinë në gjithëpërfshirjen e detyrave familjare.

Çiftet shqiptare janë në këtë peshore. Kush vuan më shumë? Natyrisht ata më të tërhequrit, ata që veshin ndjenjën e fajit edhe kur nuk kanë të bëjnë me të, apo edhe për t’iu shmangur situatave kritike. Studimet kanë treguar se nga natyra dhe domosdoshmëritë e mbijetesës njerëzore për t’u bashkuar me tjetrin, partnerin, duhet t’i bësh rrengje fatit. Këta janë altruistët, të cilët vuajnë më shumë humbjen dhe pikëllimin që u bie mbi supe të heqin. Pyetjes se përse jemi këtu, se si të jetojmë më mirë dhe kuptimi i vuajtjes njerëzore, mbetet përgjegjës vetëm nga pazaret me jetën që secili prej nesh zgjedh të bëjë. E gjitha ajo që mund të bëni, është të uleni dhe të shpresoni. 

Të kuptosh bashkëveprimin mes dashurisë dhe vuajtjes është si të kesh një zotërim të fortë mbi atë se çfarë do të thotë të jesh njerëzor. Imagjinoni llojin e botës ku do të jetonim në qoftë se të gjithë ishin të aftë ta kthenin vuajtjen në dashuri. Ky është një vend ku shumë njerëz do të pëlqenin të jetonin në të. 

Për ta kultivuar këtë aftësi, për ta ndarë dashurinë nga vuajtja, duhet vëmendje dhe kujdes i madh. Nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa të luftojmë me gjithë shpirtin tonë për hir të së mirës, një ndjenjë kjo universale. Sepse, ku ka dashuri ka jetë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top