Lifestyle

October 27, 2018 | 10:28

‘Emri im tani është Shuada Davitt’, këngëtarja katolike kthehet në myslimane

Këngëtarja irlandeze, e njohur si Sinead O’Connor, e cila vitet e fundit ka vuajtur nga depresioni, ka zbuluar se është kthyer në myslimane dhe ka ndërruar identitet. Tani, ajo do të njihet si, Shuada Davitt. Kjo është hera e dytë që këngëtarja e njohur ndryshon emër. Kujtojmë se vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj ligjor duke e kthyer në Magda Davitt.

Sot, ajo njoftoi se ka braktisur Kishën Katolike për një arsye të mirë.

“Njoftoj se jam krenare, që jam bërë myslimane. Ky është përfundimi i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Gjë që i bën të gjitha shkrimet e tjera të shenjta, të tepërta. Do të kem një emër të ri. Ai do të jetë Shuhada”, shprehet ajo.

Ndër të tjera, muzikantja shtoi se do të shfaqet në skenë duke kënduar Ezanin për të gjithë fansat e saj. Veshjen e parë myslimane e kishte veshur me ndihmën e një mikeshe.

 

Burimi / www.repubblica.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com