FB

January 22, 2022 | 8:31

“Engjëlli francez”, person real, kampion wrestler dhe analogjia me personazhin e fantazisë, ‘Shrek’

Përktheu dhe përshtati Adela Kolea

 

Megjithëse autorët e serisë “Shrek” -shoqëria “DreamWorks” – nuk e kanë pohuar kurrë zyrtarisht faktin që të jenë frymëzuar nga ky person real për të realizuar personazhin e tyre të famshëm, gjigantin e gjelbër, Shrek, qarkullon ky lajm: Marrja shkas për realizimin e personazhit “Shrek”, në mënyrë analogjike, nga wrestler-i Maurice Tillet, kampion në këtë sport, francez i lindur në Rusi, i prekur nga sindroma e akromegalisë.

Sindroma ka të bëjë me çrregullim hormonesh dhe rritje, zhvillim fizik të sproporcionuar të gjymtyrëve të personit të prekur.

Maurice quhej “Engjëlli francez”, një pseudonim ky, që iu vu në ring si wrestler, për shkak të mirësisë që e karakterizonte si person dhe temperamentit të butë, paqësor.

271536237_989931225058147_6737531921488506415_n-1Maurice Tillet:

Lindur në Urale, Rusi, më 23 tetor 1903 dhe ndërruar jetë në Chicago, Illinois, SH.B.A, më 4 shtator 1954.

Lindi në Uralet ruse nga prindër francezë.

Babai i tij qe një inxhinier hekurudhash që punonte në realizimin e udhës së hekurt të Transiberianës dhe e ëma, mësuese frëngjishteje në një shkollë në Moskë.

Mbeti herët jetim prej babait dhe më 1917, me shpërthimin e Revolucionit Rus, ai dhe e ëma u kthyen në Francë.

Maurice lindi si fëmijë i shëndetshëm, i bukur e shumë i zgjuar.

Tip studiues në shkollë, me pasion të veçantë gjuhët e huaja. Thuhet se ishte poliglot e njihte 14 gjuhë.

Por, kur djali arriti në moshën 17-vjeçare, e ëma vuri re transformimin që po pësonte trupi i tij. Dhe në këtë mënyrë iu konstatua problemi shëndetësor i sindromës së akromegalisë.

Megjithatë, kjo nuk e ndali Maurice-n që të vazhdonte studimet. Ai përfundoi fakultetin e Drejtësisë e u diplomua në Paris.

me-carl-pojello-mikun-e-menaxherin-e-tij-wrestler⇐Me Carl Pojello, mikun e menaxherin e tij wrestler.

Por, profesionin në fushën juridike nuk arriti ta ndjekë, e kuptueshme, për shkak të sëmundjes.

Hyri në Marinën Franceze, ku qëndroi 5 vjet. Ndërkohë, po shquhej edhe në rugby.

Në vitin 1937 ndodh takimi më i rëndësishëm i jetës së tij, ai me wrestler-in e njohur profesionist të epokës, Carl Pojello, që do të përcaktonte pra, rrjedhën e jetës së Maurice-t.

Ai nis karrierën në SHBA si wrestler profesionist, me emrin “Engjëlli francez” dhe bëhet kampion në këtë disiplinë në fund të viteve ’30, fillim viteve ’40.

Saktësisht, kampion bote i peshave të rënda për periudhën maj 1940 – maj 1942.

Larg ringut, kampioni Maurice ishte tip i mbyllur dhe i dedikohej leximit apo kultivimit të gjuhëve të huaja, si poliglot.

Më 1953-shin, realizon garën e tij të fundit, në Singapor, tashmë i gjendur në fund të forcës e mundësive fizike, i lodhur e i sëmurë.

Vuante edhe nga zemra.

Kështu, vdiq më 4 shtator 1954.

Por, pati një kureshti edhe lidhur me largimin e tij nga jeta.

Maurice, çuditërisht ndërroi jetë vetëm 13 orë pasi kishte vdekur edhe miku i tij i vjetër, ai që e futi në botën e wrestling-ut, Carl Pojello.

Ndaj, thuhet se vdiq prej hidhërimit, zemërthyer.

Mbajnë që të dy të njëjtën datë vdekjeje.

Maurice ishte një “gjigand” i mirë, me zemër të butë, identik ashtu si edhe karakteristikat e gjigandit të gjelbër, Shrek, protagonistit të serisë së DreamWorks…

Analogji që, ndonëse të pa aprovuara zyrtarisht, dashamirësit e tij, i kanë konstatuar menjëherë me shfaqjen e serisë së filmave “Shrek”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top