Mirëqenie

July 20, 2018 | 12:03

Eni Reka / Webber Naturals, të shëndetshëm falë natyrës & shkencës

Një dietë e larmishme me ushqime organike, të një cilësie e kontrolli të lartë plotëson çdo nevojë të organizmit për funksionim optimal. Por sot, frutat dhe perimet kanë humbur një sasi të konsiderueshme të vlerës ushqyese, duke u rritur në ferma jo-organike dhe duke u proceduar paraprakisht. Nga ana tjetër jeta e shpejtë dhe puna me orare të zgjatura ka modifikuar stilin e jetës së shumë familjeve shqiptare duke e bërë herë-herë të pamundur ushqyerjen e shëndetshme.

Eni Reka, mjeke

Marrja e suplementeve është një stil jete e huazuar nga kultura perëndimore, ndaj kërkon kohën e duhur për t’u përkrahur gjerësisht edhe në Shqipëri. Rreth 64% e konsumatorëve të anketuar në Kanada dhe USA përdorin vitamina dhe shtesa dietike. Nivelet më të larta të përdorimit janë gjetur në Filipine dhe Tajlandë, ku 66% e konsumatorëve thonë se marrin vitamina, edhe pse jo çdo ditë. Le të ndalemi pak në pyetjet që bëhen më shpesh nga konsumatorët.

Cilat janë suplementet më të përdorshme të firmës Webber Naturals për grupmoshat e ndryshme?

  • Mosha 1-3 vjeç: Formatet e lëngëta të Vitaminës D3 për zhvillimin e shëndetshëm të kockave. Format e lëngëta të Omega-3 për zhvillimin e sistemit nervor, dhe sistemit imunitar.
  • Moshat mbi 3 vjeç: Vitamina D3, Omega-3, Vitamina C dhe multivitaminat janë tableta në formën e karameleve xhelatinoze.
  • Grupmoshat e mesme: Cal+Vit. D3 për suportin e kockave. Collagene për suportin e ligamenteve dhe indeve të buta.

Grupi vitaminave B-Complex të tretshme në ujë: tiamin (vitaminë B1), riboflavin (vitaminë B2), niacin (vitaminë B3), vitaminë B6 (piridoksinë), folate (acid folik), vitaminë B12, biotin dhe acid pantotenik. Vitaminat B janë të rëndësishme për suportimin e sistemit imunitar e sistemit nervor dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

  • Grupmoshat e mëdha: Stop Osteoporosis parandalon Osteoporozen duke furnizuar kockën me mineralet e domosdoshme. Arthritis Aid dhe Celarthritis japin suport dhe largojnë simptomatikat e osteoarthritis. 5HTP, Rhodiola dhe Melatonina si çlirueset e ankthit dhe stabilizuese të gjumit.

Si kombinohen suplementet dhe a ka ndonjë rëndësi gjatë konsumimit të tyre?

Në përgjithësi mineralet absorbohen më mirë kur merren njëkohësisht me vitaminën C, ose me lëngje që përmbajnë vitaminën C (lëngu i portokallit, domates dhe i qitros). Kombinimet e njohura për efektin e duhur biologjik janë Hekuri me vit C. Në rastet me anemi ferrodeficitare, duhet të kihet parasysh që për mbushjen e depove të hekurit në organizëm, dozat e marrjes ditore të hekurit, duhet të jenë më të larta se në kushte fiziologjike dhe duhet të përcaktohen nga mjeku që ju ndjek. Në këto raste kura duhet bërë të paktën 3 muaj dhe nuk duhet pranuar asnjë formë tjetër zëvendësuese e hekurit.

Një kombinim tjetër mjaft efikas është ai i Glucosamine Chondroitines dhe MSM për sëmundjet që prekin sistemin osteoartikular dhe indet e buta. Suplementi me emrin Stop Osteoporosis nga Webber Naturals ka dhënë rezultate pozitive për rritjen e densitetit kockor të matura me DEXA1. Ky suplement përmban të gjithë elementët që shërbejnë për rindërtimin e indit kockor. Degjenerimi i indit artikular ndodh në mënyrë të pashmangshme me kalimin e moshës, prandaj ngadalësimi i këtij procesi fiziologjik mund të arrihet me marrjen e kombinuar të suplementeve Strong Bones dhe Celarthritis.

Si rekomandohet marrja e suplementeve për të përfituar vlerat maksimale ushqyese?

Disa suplemente merren me ushqim e të tjera merren ndërmjet vakteve. Vitaminat e tretshme në yndyrna A, D, E, K si dhe acidet yndyrore esenciale (si omega 3-6-9 dhe vaji i Linit flax etj), gjithashtu derivatet yndyrore, të tilla si: sterolet e bimëve dhe stanolet (që përdoren për uljen e kolesterolit) është mirë të shoqërohen me dietë që përmban yndyrna për efekte maksimale. Grupi i vit B-complex duke qenë të tretshme në ujë, nuk duhet të shoqërohen me ushqim.

Së bashku me dy linjat e saj Natural Factors dhe Treehouse, Webber Naturals mbetet kompania e produkteve më cilësore në tregun e Amerikës së Veriut. Në USA produkti Omega 3-6-9 nga Webber Naturals ka fituar çmimin “Number One Product”.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top