Mirëqenie

March 23, 2017 | 21:02

Enkeleida Zeko: Ester erdhi si një bekim në momentin më të keq, më të vështirë

 

Një prej moderatoreve më të njohura të programeve sportive, Enkeleida Zeko është rrëfyer sot për Rudina Magjistarin në Tv Klan, duke treguar detaje nga jeta e saj private. Prej dy vitesh ajo është duke përjetuar bashkë me bashkëshortin e saj, Florin, dashurinë më të madhe kurorëzuar në çift, vajzën e tyre Ester.

enkeleida

Të treguara me një ndjesi të pamatë, emocionet për Enkeledën, apo Ledën siç e njohin më së shumti, janë shpërfaqur me lot në çastin që ka rrëfyer sesi mësoi që ishte në një pritje të ëmbël, çastin që i ndryshoi jetën. “Që në momentin kur mësova se isha shtatzënë, u ndjeva ndryshe. Është shumë e veçantë edhe mënyra se si e mësova. Kishim pak kohë që donim të kishim fëmijë. Disa herë ishte bërë pak dëshpëruese. Ishte hera e parë që bëja testin në shtëpi. Bashkëshorti më tha: “Mos e bëj, se nuk dua të mërzitesh”, por unë e bëra në fshehtësi. Dhe në mëngjes, kur pashë testin, nuk e ke idenë se çfarë lumturie ndjeva”. enkeleida2

Pas atij momenti gjithçka për të ndryshoi. Enkeleida thotë se: “U ndjeva ndryshe nga ai çast, fotografuam duart tona me testin e shtatzënisë, edhe pse nuk ishim të sigurt. Vrapuam te doktori për t’u siguruar. Ester ishte vetëm 5 ml… Lumturia ishte shumë e madhe, edhe sepse në atë periudhë po jetoja një periudhë jo shumë të mirë profesionale. Ester erdhi si një bekim në momentin më të keq më të vështirë”.

enkeleida1

Prej afro dy vjetësh, Enkeleida dhe Flori, bashkëshorti i saj, po jetojnë një marrëdhënie ndryshe, me më shumë dashuri. E pyetur nga Rudina Magjistari sesi ka ndryshuar kjo marrëdhënie mes tyre, Zeka përgjigjet: “Flori është një bashkëshort i mrekullueshëm. Është shoku im më i mirë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht gjatë periudhës së shtatzënisë. Ester ka shtuar edhe më shumë dashurinë tonë”. Koha që kalon me vajzën dhe familjen, për Enkeleidën është shumë e çmuar. Mes të tjerave, ajo tregon se e bija, edhe pse gati 2-vjeçare vazhdon të ushqehet me gji, ndaj edhe është mjaft e lidhur me të. Por nuk e pengon kurrsesi që edhe të vazhdojë punën me pasion në programet sportive.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top