Këshilla & Arsye

December 13, 2017 | 9:36

EPA refuzon që të ndalojë pesticidin neurotoksik të gjetur në 87% të të porsalindurve

EPA refuzon që të ndalojë pesticidin neurotoksik të gjetur në 87% të të porsalindurve

EPA (ENVIRONMENTAL PROTECTION AGENCY) REFUZON QË TË NDALOJË PESTICIDIN NEUROTOKSIK TË GJETUR NË 87% TË TË PORSALINDURVE:

Peticioni për të ndaluar përdorimin e pesticidit Chlorpyrifos në ushqime, është bërë që një dekadë më parë. Në mars, Scott Pruitt, shef i EPA dha refuzimin për këtë peticion. Chlorpyrifos është një insekticid organofosfat i njohur për problemet që sjell në zhvillimin e trurit, anormalitetet neurologjike duke ndikuar kështu edhe në reduktimin e IQ dhe rritjen e agresivitetit tek fëmijët. Chlorpyrifos përdoret shpesh në lëndët e para të grurit dhe misrit, ashtu si edhe tek frutat dhe perimet joorganike.

Një studim mati nivelet e chlorpyrifosit tek femrat dhe fëmijët e porsalindur (në analizat e gjakut) dhe u gjet në nivelin 70.55 në mostrat e gjakut dhe 87.5% në gjakun e kordonit umbilical. Përveç chlorpyrifosit, edhe glyphosatet gjendet në ushqimet jo organike. Chlorpyrifos është përdorur që në vitin 1965 tek frutat, perimet, gruri, portokallet, mollët, qershitë, luleshtrydhet, brokoli, lulelakra etj. Madje njihet edhe si kontaminues i ujit. Përdorimet e tij u ndaluan në vitin 2000. Studimet klasifikuan chlorpyrifos si neurotoksinë pasi shkatërron komunikimin midis qelizave nervore. Disa studime të tjera tregojnë se ekspozimi në këtë kimikat, rrit riskun e lindjes së fëmijëve me autizëm me 300 herë. Peticioni për largimin e këtij kimikati është bërë një dekadë më parë, por në Mars 2017, bashkangjitur me administratën Trump, në vendimin e saj, EPA konfirmon se duhen ende studime shkencore për të marrë masa për largimin e përdorimit të saj. Pra i bie që duhet të sëmuremi ende, të lindim ende fëmijë me autizëm, të helmohemi më shumë, pastaj pasi të bëhen disa dëshmorë, të merren masa. Ironi humane! Në një tjetër studim, tregohet se fëmijët që kanë nivele të larta të këtij kimikati, kanë nivel më të ulët IQ në moshën 7- vjecare. Por unë pyes veten llogjikisht; -‘ pse të bëhën studime kur edhe pasi bëhen dhe diçka del e dëmshme, nuk merret asnjë masë?’

Një tjetër studim në 2014 (https://ehp.niehs.nih.gov/…/uplo…/122/10/ehp.1307044.alt.pdf) tregon se femrat shtatzënë që janë të ekspozuara kundrejt chlorpyrifos gjatë trimestrin e dytë, ka 60% risk më të lartë për të lindur një fëmijë me autizëm. Ndërkohë që toksinat e mjedisit vrasin çdo vit 1.7 milion fëmijë në botë.

Po c’të bëjmë që të mbrojmë familjen nga pesticidet? E lehtë? Aspak! Rregulli i përgjithshëm, rrisni vetë ushqimet (prandaj them shpesh unë që lum kush jeton në fshat). Mbështesni blerjen tek ata njerëz të mrekullueshëm që zbresin nga fshatrat dhe shesin aty 5 kile domate. Gjeni një shitës të sinqërtë, që të mbjellë ushqime për ju (kontraktimi për ata që jetojnë në qytet, pallat). Larja e ushqimeve me ujë dhe sodë buke. Një gotë më sodë bukë dhe një enë e madhe me ujë bëhet gati. Zhyten fruta perimet për 15 min. largohen 80% e fungicideve thiabendazole dhe 96% e insekticidit phosmet. Hani ushqime të fermentuara si turshi, kombucha. Bëni sauna (jo ata që kane probleme me zemrën)./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top