Mirëqenie

October 26, 2017 | 10:46

Epilepsia – si t’i menaxhojmë krizat e saj në mënyrë sa më natyrale

1

Epilepsia është një nga çrrellimet neurologjike më të zakonshme e cila renditet në vendin e katërt në botë. Prek njerëz të çfarëdolloj moshe, race dhe kulture. 

Epilepsia nuk është thjesht një gjendje, por një term për një spektër të çrregullimeve neurologjike që ndan simptoma të zakonshme. Krizat, shenjat e epilepsisë, ndodhin kur ka një ndryshim të papritur në mënyrën se si qelizat e trurit komunikojnë me njëri-tjetrin. Këto ndryshime të komunikimit shkaktojnë shenja anormale dhe ndryshime të përkohshme në ndjesitë, sjelljet, motorrin e kontrollit, lëvizjes dhe ndërgjegjes.

Edhe pse akoma mbeten të paqarta shkaqet e krizave në sajë të epilepsisë, shpesh përfshihen shkaqe të mjedisit apo ambientit, të përjetuarit një dëmtim në tru, gjenetika e familjes. Kurat për epilepsinë gjithmonë varen nga se sa të rënda janë simptomat dhe reagimi i individit ndaj trajtimeve të ndryshme. Simptomat e epilepsisë zakonisht shmangen me mjekime antikriza të shoqëruara me ndryshime në stilin e jetesës, siç është dhe ndjekja e një diete ketogjenike.

Epilepsia është keqkuptuar shumë nga publiku, sidomos për faktin që “krizat dhe epilepsia nuk janë të njëjta”. Një krizë është “një ndërprerje e sinjaleve të komunikimit elektrik ndërmjet neuroneve në tru”. Ndërkohë që kriza është një ngjarje neurologjike e vetme që ndikon në sistemin nervor, epilepsia është një sëmundje kronike që shkakton kriza të paprovokuara (gjithashtu të quajtura refleksive). Çrregullimet e krizave është një term më i gjerë që përfshin krizat e vetme si dhe llojet e ndryshme të epilepsisë. Të keni një krizë të vetme si rezultat i temperaturës së lartë ose një plage , dëmtim në tru nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai person ka epilepsi.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Shenjat e zakonshme, simptomat e epilepsisë dhe krizave

Jo vetëm që epilepsia mund të shkaktojë tipe të ndryshme të krizave, që ndryshojnë në frekuencën se si ndodhin dhe për shkak se sa serioze janë, por epilepsia mund të rrisë dhe rriskun për probleme të tjera serioze në disa raste. Krizat zakonisht shkaktojnë simptoma që përfshijnë humbjen e ndërgjegjes, ndryshime në humor dhe rregullimin e emocioneve, kontrollin e muskujve, dridhje etj. Kjo ndonjëherë mund të cojë në rënie, dëmtime, plagë, aksidente, ndryshime në humor, komplikacione gjatë shtatzanisë etj. Krizat kanë një fillim, mes, fund dhe cdo stad i krizave shkakton shenja të ndryshme dhe simptoma. Cdo pacient eksperimenton krizat ndryshe.

Shenjat që një krizë mund të fillojë:

 Ndryshime të pazakonta të mendimeve dhe ndjenjave, duke përfshirë “déjà vu”

Ndryshime në ndjesi, tinguj të pazakontë, shije apo shikime

Humbje të shikimit

Ndjenja ankthi

Dhimbje koke

Përzierje dhe shqetësime në stomak

Simptomat e “stadit mesatar” të një krize përfshijnë:

 Humbje të ndërgjegjes, konfuzionit, harresës etj

 Të dëgjuarit tinguj ose të shijuarit erëra të cuditshme

 Humbja e shikimit ose shikim i turbulluar

 Halucinacione

 Ndryshime në humor, sidomos në ankth/ panik

 Vështirësi në të folur dhe ndonjëherë enjtje

Mungesë lëvizjeje

Lëvizje të pakontrolluara të duarve, buzve, syve dhe muskujve të tjere

 Humbja e kontrollit të urinës dhe feceve

 Rritje të djersës

 Ndryshime në ngjyrën e lëkurës

Vështirësi për të marrë frymën normalisht

Simptomat që ndodhin në fund ose pas një krize përfshijnë:

 Gjumë dhe konfuzion

Konfuzion, humbje memorie, enjtje

Vështirësi në të përmbushurit detyra, të flisni, të shkruani

Ndryshime në humor duke përfshirë të qënit në depresion, i mërzitur apo në ankth

Dhimbje koke dhe përzierje

Eshtë e mundur të përjetoni plagë nëse krizat përfundojnë në rënie, si të nxira, të prera, kocka të thyera ose dëmtime në kokë.

Shkaqet e epilepsisë dhe faktorët e riskut

Në shumë prej rasteve ( rreth 60% ), shkaku ekzakt i epilepsisë mbetet i panjohur. Të jeni ose një fëmijë ose mbi 60 vjec, ju vendos në rrezik për të pasur kriza ose epilepsi. Ekspertët dinë që krizat e shkaktuara nga epilepsia janë si pasojë e shqetësimeve anormale në aktivitetin elekrtrik që ndodh në qëndër të sistemit nervor (truri, neuronet dhe kordat spinale). 
Besohet që disa nga arsyet që një person mund të zhvillojë epilepsinë përfshin:

Për shkak të një dëmtimi në tru

Gjendje të trurit që kontribuojnë në dëmtime, duke përfshirë tumore, dementia ose goditje

Gjenetika në historinë e familjes kriza/epilepsi

Trajtimi konvecional për epilepsinë varet nga gjendja e pacientit dhe është gjithmonë e individualizuar nga ekipi i mjekëve të pacientit. Jo cdo krizë apo shenjë e epilepsisë kërkon trajtim të menjëhershëm. Pacientët me kriza të vetme nga epilepsia mund të kërkojnë trajtim kronik ( si mjekim antiepileptik).

Mjekimi për epilepsinë

Epilepsia mund të diagnostikohet përmes testimit duke përfshirë matjen e aktivitetit elektrik në tru dhe skanime të trurit siç është imazhi i rezonancës magnetike (MRI) ose tomografia e kompjuterizuar. Disa pacientë përjetojnë vetëm epilepsi të butë, kështu që shpesh zgjedhin të shmangin marrjen e ilaçeve në mënyrë që të shmangin efektet anësore të padëshiruara. Ndërsa trajtimet kanë bërë një rrugë të gjatë, akoma rreth një në tre pacientë me epilepsi jetojnë me kriza të pakontrollueshme, sepse asnjë trajtim në dispozicion nuk funksionon në mënyrë efektive për ta. 
Për ata që i përgjigjen më së miri trajtimeve me mjekime, një numër i madh opsionesh, duke përfshirë ilace anti-kriza tashmë janë të disponueshme. Shumë ilaçe janë marrë në formën e tabletave nga goja për të kontrolluar krizat që vijnë si pasojë e ndryshimeve neurologjike, ndonjhërë bëhen dhe kombinime të mjekimeve. Mund të jetë një proces i vështirë për pacientët me epilepsy për të mësuar cilat janë ilacet më të përshtatshme për ta, pasi simptomat ndryshojnë nga personi në person.

Ilacet anti-kriza ka efekte anësore të cilat përfshijnë:

Lodhje

Marrje mendsh, humbje të kordinimit dhe konfuzion

Shtim në peshë

Ndryshime në humor

Puçrra në lëkurë

Kirurgjia për të parandaluar krizat

Kur efektet anësore për shkak të barnave anti-kriza përkeqësohen akoma dhe më shumë, ose medikamentet nuk punojnë mjaft mirë për të ndihmuar pacientët të kenë përmirësime në cilësinë e jetës, do të përdoren metoda të tjera të kontrollit të krizave, duke përfshirë kirurgjinë ose trajtimet e përshkruara më poshtë, të tilla si dietat ketogjenike dhe stimulimin nervor vagus.
Kirurgjia është më e përshtatshme dhe efektive kur krizat e pacientit ndodhin në pjesë të trurit që mund të hiqen ose “priten” pa shkaktuar ndërhyrje në funksionet normale si funksioni motorik, fjalimi ose gjuha, vizioni dhe dëgjimi. Kirurgjia mund të parandalojë përhapjen dhe përkeqësimin e krizave duke izoluar zonën e trurit që ato ndikojnë. Kjo përfshin heqjen e një pjese të vogël të trurit të pacientit ose marrjen e disa shkurtimeve në disa neurone (kjo quhet ndërhyrje e shumëfishtë subcecare). Kirurgjia është zakonisht një opsion i fundit dhe shumë serioz, për shkak të rrezikut për komplikime të tilla si ndryshimet në rregullimin e humorit, të mësuarit, të menduarit ose aftësitë e tjera njohëse.

 Mënyra natyrale për të menaxhuar epilepsinë

Reduktoni disa nga shkaqet që shkaktojnë rpilepsinë .Nuk është gjithmonë e mundur që të ndaloni një krizë që të mos ndodhë. Megjithatë janë disa hapa të caktuar që mund të merrni: 
Disa nga shkaqet më të zakonshme të krizave që duhet të keni kujdes përfshijnë:

 Rritje në stresin emocional dhe fizik, ankth, lodhje dhe mungesë gjumi: Mundohuni të gjeni mënyra se si të lironi stresin dhe të sigurohuni që të merrni mjaftueshëm gjumë (7-9 orë për natë për të rriturit)

 Përdorimi i alkolit ose drogës, ose efektet anësore që vijnë si pasojë e lënies.

Ndryshimi ose evitimi i mjekimeve, sidomos ato anti-krizash që duhen: Gjithmonë merrini mjekimet sic janë të përshkruara, ndryshe mund të rrezikoni të pësoni një krizë.

 Të jeni mbi-të stimuluar nga dritat, zhurmat, televizioni, ose ekrane si televizori, elektronika dhe kompjuterat: Merrni pushim ndonjëherë nga ekrani. Punoni dhe gjeni një balancë mes punës dhe “lojës” për të reduktuar stresin dhe lodhjen mendore.

Të përjetuarit ndryshime hormonale si gjatë shtatzanisë, pubertetit ose menopauzës: Hani një dietë të shëndetshme, merrni mjaftueshëm pushim dhe kontrolloni stresin që t’i keni këto transzicione më të lehta.

Një dietë ketogjonike e cila êshtê përdorur që në 1920 nga mjekësia për të ndihmuar në kontrollimin e krizave të pacientëve të tyre, sidomos atyre që preknin fëmijët me epilepsi. Trajtimi ketogjenik konsiston në konsumimin e një diete të ulët me karbohidrate, dhe marrjen e sasive të yndyrnave për t’i dhënë energji trupit. Rreth 65-80% e kalorive vjen nga burime të yndyrës dhe 20% nga proteinat.Pjesa e mbetur vjen nga karbohidratet ( rreth 5-10% të kalorive ditore). 
Megjithëse nuk është akoma e qartë si kjo dietë punon për të trajtuar epilepsinë, kjo dietë con në një rritje të ketoneve në gjak. Rritja e ketoneve në gjak është e lidhur me reduktimin e simptomave të krizave. Gjatë proçesit“ketosis”, trupi përdor yndyrën si një burim energjie, pasi glukoza nga ushqimet e karbohidrate është tepër e limituar. Kjo ndryshon mënyrën se si neuronet punojnë në tru dhe komunikojnë, duke ndihmuar në kontrollin e simptomave. Dieta ketogjenike është një opsion për shuëmë fëmijë me epilepsi që përdorin mjekime të shumta anti-epileptike, megjithëse dhe të rriturit gjejnë përmirësim te kjo lloj diete. Janë disa shqetësime lidhur me dietën për shkak të efekteve anësore që ato kanë për shkak të dietës së ulët me karbohidrate si lodhja dhe të ndjerit i dobët, limite në përgatitjen e vakteve, mënyra strikte etj. Efektet anësore të dietës ketogjenike ikin pas disa javësh. Por për disa mund të jetë një tranzicion i pakëndshëm.

 Stimulimin e nervit vagus
Nervi vagus është nervi më i gjatë i kafkës që kalon përmes qafës dhe gjoksit për të shkuar në bark. Ai përmban fibra që dërgon sinjale rreth trupit që rregullojnë motorrin dhe sensorët e informacionit.
Stimulimi i nervit vagus përfshin një terapi duke implantuar një stimulues nervi që është sa masa e një monedhe dollari argjendi në kraharorin e tij. Stimuluesi lidhet me nervin dhe kontrollon energjinë elektrike që rrjedh për te truri dhe rrjedh nga truri. Kjo pajisje shpesh referohet si “të bësh paqe për trurin”. Kur një pacient me epilepsi përjeton shenja dhe simptoma të një krize ose e ndjejnë që po përjetojnë një krizë, ata mund të aktivizojnë stimulatorin me një magnet që mund të ndihmojë të parandaloni krizat. Studimet kanë treguar që kjo terapi nuk punon për cdo pacient, dhe prap duhen mjekime. Por përsëri ndihmon të reduktoni krizat në një mesatare prej 20-40%.

Mund të jetë shumë e frikshme të jeni me dikë që po përjeton kriza, sidomos në herën e parë që ndodh. Ju duhet të merrni hapa të caktuar për të reduktuar rëniet dhe aksidentet e tjera. Në këtë mënyrë ju ndihmoni dhe personin që keni pranë që ai/ajo të ndihet më se i sigurtë.

Çfarë duhet të bëni nëse dikush ka një krizë:

 Telefononi një ambulancë ose kërkoni ndihmë mjekësore.

 Nëse kanë veshur dicka të ngushtë rreth qafës, mundohuni të lironi veshjet.

 Lejojeni personin të lëvizë nëse po shfaqen të tillë (mos i mbani ose t’i ndaloni)

Shikoni nëse kanë në duar një byzylyk që tregon gjendjen në të cilën ndodhen. Ose shikoni në kuletën e tyre për më shumë informacion (shumë njerëz me epilepsi të rëndë mbajnë një byzylyk që i ndihmon të identifikojnë veten në rast të ndonjë alergjie apo komplikimi serioz).

Këshilla lidhur me epilepsinë

Në rastin e parë që një krizë zë vend, është shumë e rëndësishme të vizitoni një doktor për të vlerësuar gjendjen dhe të japë një diagnozë. Nëse doktori ju thotë që keni epilepsi, nuk do t’ju duhet ndihma mjekësore sa herë që përballeni me kriza të vogla. Nëse keni disa kohë që po vuani nga epilepsia, gjithmonë kërkoni ndihmë nga doktori nëse vëni re simptomat apo shenjat e mëposhtme:

Kriza që zgjasin më shumë se 5 minuta

 Rikuperim i ngadaltë nga një krizë

 Një krizë e dytë e afërt me të parën

 Një krizë gjatë shtatzanisë, një sëmundje ose një plagë e re

 Ndryshime në kohëzgjatjen e krizave dhe intensitetit pasi kanë ndryshuar mjekimet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top