Mirëqenie

October 26, 2017 | 10:55

Ekziston një lloj i tretë diabeti

Shumica e njerëzve janë të njohur me diabet tip-1 dhe tip-2. Sipas një studimi të fundit shumica e rasteve të diabetit të Tipit 3c diagnostikohen gabimisht si diabeti i Tipit 2. Vetëm 3% e njerëzve në kampionin e këtij studimi – prej më shumë se 2 milionë – u identifikuan në mënyrë korrekte që kishin diabet të Tipit 3c…

1Tipi 1- Ekziston rrallë, ndodh kur sistemi imunitar i trupit sulmon dhe shkatërron qelizat prodhuese të insulinës në pankreas. Pa insulinë të mjaftueshme, nivelet e sheqerit në gjak nuk mund të kontrollohen. Kjo gjendje autoimune me origjinë gjenetike, shkaqet e së cilës ende janë të pa njohura.

Tipi 2- Shumë i zakonshëm. Shfaqet kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës siç duhet dhe ky proçes njihet si rezistenca ndaj insulinës. Edhe në këtë rast, nivelet e sheqerit në gjak nuk mund të kontrollohen. Ndryshe nga Tipi 1, ky lloj ndikohet nga mbipesha, mosha dhe gjenetika.

Tipi 3c – (I ri) më së shumti shkaktohet nga dëmtimi i pankreasit, zakonisht nëpërmjet inflamacionit (irritimit) kronik, dhimbjeve e pezmatimeve ose operacioneve kirurgjikale locale. Koha ndërmjet fillimit të dëmtimit dhe shfaqjes së gjendjes zgjat shpesh shumë vite, që do të thotë se trajtimi, edhe kur diagnostikohet saktë, është i vonuar.

Identifikimi i saktë i llojit të diabetit është i rëndësishëm pasi ndihmon në përzgjedhjen e trajtimit korrekt. Disa ilaçe të përdorura për diabetin e tipit 2, të tilla si gliclazide, mund të mos jenë aq efektive në diabetin e tipit 3c. Prandaj, diagnoza e gabuar mund të humbasë kohë dhe para duke u përpjekur për trajtime joefektive, duke ekspozuar pacientin në nivele të larta të sheqerit në gjak.
Gjetjet nxjerrin në pah nevojën urgjente për njohje dhe diagnozë të përmirësuar të këtij lloji çuditërisht të zakonshë të diabetit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top