Marrëdhënie

April 3, 2016 | 8:24

Erand Sojli: Kur xhelozohem shpërthej si ‘bombë’

Xhelozia prej kohësh është gjykuar si truproja e dashurisë. Por në shumicën e rasteve ka çuar në shkatërrimin e saj. Për aktorin e humorit, Erand Sojli kjo ndjenjë tipike për marrëdhënien në çift, për të është një zemërim i njeriut që mund ta ketë më shumë në dashuri dhe në punë. Xhelozia sipas aktorit, shfaqet edhe në formë marrëzie sepse shkakton situata të ndryshme. Erandi babai i dy vajzave bukuroshe, rrëfen se nga eksperienca e tij në çift, sigurisht që ka pasur mosmarrëveshje prej xhelozisë. Ai vetë është më shumë i shfaqur ndaj kësaj ndjenje por që brenda kufijve ia ka hedhur (qesh). “Xhelozia në dashuri është shumë e bukur kur është me normat e duhura… por nëse kalon limitin, si çdo gjë, kthehet në vuajtje e të shkatërron gjithçka”. Xhelozia sipas aktorit “e shkatërron një marrëdhënie dashurie. Ndodh ndarja, ngatërresat dhe gjëra të këqija”. Nisur nga raporti familjar që sot ai ka ndërtuar, Erandi rrëfen se xhelozia është ajo që i ka treguar se në momente të vështira të shkatërron. “Tek unë nuk ka sjellë asnjë pasojë të keqe”, tregon ai. Sigurisht që për aktorin e njohur të “Portokalli-së” nuk ka vetëm humor, situata komike apo batuta që për ambientin familjar janë një antistres i dobishëm. Ndonëse me pak shaka, aktori na zbulon një të fshehtë që shumë nga adhuruesit e tij nuk e dinë. “Më shumë xheloz jam unë dhe kur xhelozohem ndodh një shpërthim i vërtetë. Skuqem krejtësisht në fytyrë dhe shpërthej si bombë”. Këtë moment realisht ai e ka provuar jo më larg se në një nga shfaqjet e fundit të spektaklit “Portokalli”. Ai rrëfen se teksa priste bashkëshorten e tij ta shihte ulur në publik, (ashtu si çdo shfaqje të drejtpërdrejtë), ishte hera e parë që ajo mungonte. Pas një sqarimi të detajuar nga ana e aktorit, çështja është zgjidhur për arsyen e një takimi pune. Përballë partneres së tij, Rina  Narazanit, ai ndihet shumë komod pasi ajo nuk shfaq xhelozi të tepruar. Madje kur e pyesim Erandin se si ndihet bashkëshortja e tij, kur mjaft nga adhuruesit i afrohen për ta takuar, ai tregon se nuk e ka problem fare pasi (për fatin e tij të mirë) fansat janë përgjithësisht fëmijë dhe kërkojnë vetëm autografe dhe fotografi me aktorin. Për Erandin xhelozia është po kaq e ndjeshme edhe në profesion, konkretisht në rrugën që ai ka zgjedhur të bëjë, aktrimin. Një detaj tjetër që na rrëfen gjatë bisedës me të, aktori nuk lë pa përmendur një shaka që i është bërë nga kolegët e tij. Aty ka mundur të shprehë dhe natyrën e tij prej xhelozi. “Gjatë kohës kur po bënim skenarin e “Portokalli-së” ndodhi një incident. Ditën e spektaklit unë erdha me pak vonesë dhe më thanë se, sot nuk do ta luash rolin tënd. Unë që kisha mësuar gjithë skenarin shpërtheva”(qesh). Megjithatë për aktorin e njohur, xhelozia duket se është kthyer në një ndjenjë mbrojtëse çka edukon në vazhdimësi marrëdhënien e tij me të tjerët.

Botuar në revistën Psikologjia, Janar 2010

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top