Mirëqenie

August 28, 2020 | 8:27

Erdhi koha për t’u kujdesur për veten “Hap-pas-Hapi”

Një aplikacion smarphone për të forcuar mirëqenien

Studimet tregojnë që shqiptarët në Zvicër dhe Gjermani shpesh përjetojnë emocione të vështira si mërzi, brengë, nervozizëm, frikë apo stres. Njerëzit mund ta kenë të vështirë të kërkojnë ndihmë apo të flasin me të tjerë për këtë gjë. “Hap-pas-Hapi” është një program vetë-ndihmës për shqiptarët që duan të marrin fatin në duart e tyre dhe që duan t’u kushtojnë më shumë vëmendje vetes dhe mirëqenies së tyre.

foto-3_chap-pas-hapi

Çfarë është Hap-pas-Hapi?

Programi vetë-ndihmës “Hap-pas-Hapi” ofrohet përmes një aplikacioni ose një faqeje në internet. Aty tregohet një histori, përcillen informacione të rëndësishme dhe mësohen ushtrime, të cilat pjesëmarrësit mund t’i praktikojnë vetë në shtëpi.  Me anë të këtij aplikacioni mund të arrijmë njerëz të cilët duan të bëjnë diçka për t’u ndier më mirë. Nuk është nevoja të kërkojnë një mjek, thjesht mund ta përdorin programin vetë në shtëpi.

Synimi i studimit

Në këtë studim testojmë një program për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe Gjermani. Këtë e bëjmë duke krahasuar dy versione të programit për të zbuluar se cili version është më i pranueshëm dhe cili ndikon më mirë. Na duhen shumë pjesëmarrës që të zbulojmë se si mund ta përmirësojmë edhe më shumë programin!

Grupi i synuar në këtë hulumtim

Hap-pas-Hapi – në gjuhën shqipe – u zhvillua për personat shqipfolës që jetojnë në Zvicër ose Gjermani dhe që duan të mësojnë se si të përballen më mirë me emocione të vështira.

foto-4_chap-pas-hapi

Procedura e programit

Në program, përdoruesit do të lexojnë një histori të shoqëruar me fotografi dhe audio dhe do të përfundojnë disa ushtrime të thjeshta ndërvepruese, të cilat do t’i ndihmojnë të menaxhojnë sfidat emocionale. Gjithashtu do të inkurajohen të praktikojnë në jetën e tyre të përditshme teknikat që mësojnë në program.

Kush jemi ne

Aplikacioni u zhvillua nga Freie Universität Berlin, përmbajtja (d.m.th. tekstet dhe ilustrimet) u sigurua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe u përshtat për popullsinë shqiptare nga Universiteti i Cyrihut.

Regjistrimi dhe shkarkimi i aplikacionit

Më shumë informacione rreth studimit dhe regjistrimit gjeni në faqen tonë të internetit: www.happashapi.org 

Aplikacioni mund të shkarkohet këtu:

iOS / App Store:

https://apps.apple.com/ch/app/happashapi/id1511541997

Android / Google Play Store:

https://play.google.com/store/apps/details?id=ch.uzh.happashapi

Nëse ju si krijues të mediave dëshironi të shihni aplikacionin, mund të na kontaktoni dhe ne do t’ju ofrojmë një llogari për testim. Ju lutemi mos u regjistroni si pjesëmarrës i rregullt i studimit nëse nuk i plotësoni kushtet e pjesëmarrjes!

Ekipi hulumtues i Hap-pas-Hapi

foto-1_chap-pas-hapi

PD Dr. Eva Heim drejton grupin e Psikologjisë Klinike Kulturore në Universitetin e Cyrihut. Ajo ishte përfshirë kryesisht në zhvillimin e versionit të Hap-pas-Hapi në gjuhën angleze dhe po koordinon një studim shkencor me këtë ndërhyrje në Liban.

Mag. phil. Mirëlinda Shala është doktorande më Universitetin e Cyrihut. Si pjesë e tezës së saj të doktoratës, ajo ishte e përfshirë kryesisht në procesin e përshtatjes kulturore të programit Hap-pas-Hapi, dmth. për krijimin e një versioni në gjuhën shqipe për shoqërinë shqiptare.

Dipl.-Psych. Sebastian Burchert është punonjës shkencor në Freie Universität Berlin. Aj koordinon zhvillimin e infrastrukturave IT për studime shkencore në lidhje me aplikacione shëndetësore dixhitale, siç është Hap-pas-Hapi. Në kuadrin e doktoraturës së tij, aj zhvillon dhe vlerëson koncepte që synojnë të mbështesin sistemet e kujdesit shëndetësor në sigurimin shëndetësor të grupeve vulnerabël nëpërmjet përdorimit të ofertave dixhitale.

MSc. Imer Pnishi ka përfunduar studimet master për Psikologjinë Klinike në Universitetin e Cyrihut. Teza e tij e masterit adreson shkaqet e stresit emocional tek të rinjtë shqiptarë në Zvicër. Njohuritë e marra nga teza e masterit ishin të rëndësishme për përshtatjen kulturore në Hap-pas-Hapi. Ai gjithashtu u dha zërin dy personazheve në tregimet e Hap-pas-Hapi-t.

BSc. Albulena Musa është duke përfunduar studimet master në Psikologjinë Klinike dhe Shëndetësore, si dhe Neuroshkencat Konjitive në Universitetin Fribourgut. Në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut ajo është duke punuar temën e saj të masterit, me të cilën specializohet në psikoterapinë transkulturore dhe ekzaminon motivimin për psikoterapi të popullatës dhe kulturës shqiptare në ndërhyrjet vetë-ndihmëse.

Anna Hoxha po përfundon ciklin Bachelor në Psikologji në Freie Universität Berlin dhe punon si studente ndihmëse në projekt. Ajo mori pjesë në procesin e përshtatjes kulturore të programit Hap-pas-Hapi dhe kryesisht u kujdes për krijimin, përkthimin dhe korrigjimin e teksteve në gjuhën shqipe. Ajo gjithashtu i dha zërin e saj të bukur një karakteri në tregime.

Kontribues të tjerë

Projekti përfitoi gjithashtu shumë nga ekspertiza shkencore e PD Dr. Naser Morina (Spitali Universitar në Cyrih) dhe Dr. Arlinda Cerga-Pashoja (Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër).

Për zhvillimin e programit kishim gjithashtu mbështetje të jashtëzakonshme nga Sumejja Medii, Marie Siebert, Albulena Abazi, Mentor Bajrami, Zana Lahu, dhe shumë njerëz të tjerë shqiptarë nga Zvicra dhe Gjermania si specialistë dhe vlerësues të programit të cilit na dhanë sugjerime të rëndësishme për përmirësimin e programit.

 

Na ndiqni edhe në kanalet e mediave sociale:

Facebook – https://www.facebook.com/Hap-pas-Hapi-107306394248116/

Instagram – https://www.instagram.com/happashapi/

Twitter – https://twitter.com/pas_hap

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top