Këshilla & Arsye

January 24, 2017 | 14:36

Erëzat, ideale për t’u dobësuar

erezaErëzat janë produkte që ndihmojnë në shpejtimin e procesit të metabolizmit dhe ideale për eliminimin e kilogramëve të tepërt. Erëzat janë një ushqim i shëndetshëm. Përdorimi i tyre është një mënyrë e mirë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Sheqeri i stabilizuar në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit. Erëzat që ju duhen për një organizëm të shëndetshëm janë: Kanella, e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak, parandalon akumulimin e yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut; Shafrani, i cili me përmbajtje kurkuminë, ndihmon në rregullimin e nivelit të insulinës dhe leptinës, rregullon nivelin e oreksit dhe ndihmon parandalimin e inflamacionit kronik në trup; Specat djegës stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top