Gjyshet tona e kanë ditur prej kohësh: disa nga erëzat më të zakonshme që kemi në shtëpi, fshehin cilësi të veçanta dhe plot përfitime për shëndetin. Le t’i zbulojmë së bashku…
Mente: freskia që zgjat
Janë me të vërtetë të shumta dhe të ndryshme përfitimet që na dhuron kjo erëz aromatike e çmuar. Është e shkëlqyer në kuzhinë për t’i dhënë shije gatimeve dhe pijeve, por edhe në mjekësi përdoret shumë. Mentoli, i cili gjendet te gjethet e saj, është një disinfektues dhe freskues natyral, perfekt për të eliminuar erën e keqe të gojës.
Kamomili: stop inflamacioneve
Nëse të gjithë, të paktën një herë në jetë e kemi pirë kamomilin në mbrëmje për gjumë të qetë, pak prej nesh i njohin cilësitë qetësuese dhe anti-inflamatore të tij. Vaji esencial i kamomilit, në fakt është një qetësues i shkëlqyer për të parandaluar dhe kuruar inflamacionet e gojës.
Salvia: një balsam për shëndetin
Balsamike, antiseptike, anti-inflamatore… janë me të vërtetë të mrekullueshme cilësitë e salvias. E përdorur e freskët, në pluhur apo edhe si ekstrakt, salvia gjithmonë për gjyshet tona ka qenë një aleat i shkëlqyer për të parandaluar dhe kuruar shqetësime të ndryshme. Në veçanti, pluhuri i gjetheve të thata të salvias, përdorej si pastë dhëmbësh për t’i dhuruar gojës freski dhe pastërti.
Rozmarina: ideale për tonifikim
Rozmarina është një tonifikues i shkëlqyer: ushtron mbi organizëm një veprim stimulues dhe forcues. Këto cilësi të rozmarinës, bashkë me karakteristikat e saj antiseptike, janë një ilaç perfekt për shëndetin e gojës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.