Mirëqenie

June 29, 2018 | 14:21

Erëzat që ju ndihmojnë të dobësoheni

Para së gjithash, asnjë nga komponentët nuk do t’i largojë mrekullisht kilogramët e tepërt. Për rezultate sa më të mira të dobësimit, është e nevojshme të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroheni rregullisht. Megjithatë, ekzistojnë erëza me të cilat ushqimi juaj mund të jetë më i shëndetshëm dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin tuaj.

Edhe në qoftë se nuk shihni rezultate të dobësimit, duhet të dini se këto erëza do të përshpejtojnë konsumin e yndyrave dhe do të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Niveli i qëndrueshëm i sheqerit në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit.

Shafrani

Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si trupi e përdor yndyrën. Shafrani rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës. Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund të rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup. Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.

Specat djegës

Çdo erëz që stimulon djersitje, ndërsa specat djegës e bëjnë këtë, në fakt inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore.

Kanella

Kjo erëz e shijshme mund të rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut.

Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit dhe për të zvogëluar sasinë e indeve dhjamore.

 

Burimi / Telegrafi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top