Mirëqenie

January 11, 2020 | 8:10

Erëzat që sjellin efekte pozitive në shëndet…

Përdorimi i erëzave në ushqim është shumë i mirë për shijen por gjithashtu edhe shëndetin. Në të gjithë botën përdoren më  shumë së 100 lloje erëzash gjatë gatimit. Erëzat janë burime të përqendruara antioksidantësh. Por disa janë studiuar më shumë se të tjerat për vetitë terapeutike që kanë. Disa prej tyre janë:

Kanella për uljen e tensionit të gjakut

Kanella është veçanërisht e mirë për personat që kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak. I jep ushqimit një shije të ëmbël pa përdorur sheqer, dhe studimet kanë treguar se mund të ulë sheqerin në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2.  Gjithashtu kanella mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e zemrës duke reduktuar kolesterolin e lartë në gjak dhe nivelet e triglicerideve.

Shafran për luftimin e inflamacioneve

Një nga përbërësit e shafranit është një substancë e quajtur kurkumin. Studimet sugjerojnë se mund të reduktojë inflamacionin në tru, i cili është i lidhur me depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit. Për shkak të vetive anti – inflamatore, kurkuma ka gjithashtu efekt në reduktimin e dhimbjes dhe ënjtjes tek personat me artrit. Studimet e bëra në kafshë sugjerojnë se shafrani mund të ketë veti të forta anti – kancer.

Xhenxhefil kundër të vjellave

Xhenxhefili është një bimë që është përdorur për mijëra vjet në kulturat aziatike për trajtimin e problemeve me stomakun, diarrenë dhe të vjellat. Studimet kanë zbuluar se xhenxhefili është efektiv në qetësimin e të vjellave gjatë shtatzënisë dhe reduktimin e dhimbjeve të barkut pas operacioneve kirurgjikale.

Hudhër për përmirësimin e shëndetit të zemrës

Me rritjen e moshës, forcimi apo ngushtimi i arterieve mund të jetë  diçka normale. Kjo quhet arteriosklerozë dhe vjen si pasojë e formimit të pllakave yndyrore në muret e brendshme të arterieve për shkak të kolesterolit dhe substancave të tjera. Faktorë si duhanpirja, tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë mund ta përkeqësojnë këtë. Ngushtimi dhe bllokimi i arterieve mund të rrisë riskun për atake kardiake dhe goditje në tru.

Studiuesit e kanë lidhur konsumimin e hudhrës me ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut, sidomos në gra. Për më tepër, studimet sugjerojnë se ngrënia e hudhrave mund të reduktojë kolesterolin dhe trigliceridet.

Speci i kuq djegës për qetësimin e dhimbjeve

Speci i kuq djegës përmban një substancë të quajtur kapsaicinë. Është ajo që i bën ata djegës dhe që shkakton qetësimin e dhimbjeve. Kapsaicina redukton numrin e sinjaleve të dhimbjes që dërgohen në tru. Funksionon në dhimbjet e shkaktuara nga artriti dhe dëmtimi i nervave i shkaktuar nga diabeti.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top