FB

August 10, 2021 | 11:00

Ermand Mertenika: Bio-Inxhinieria e Mutacioneve të Viruseve, rrugët natyrore të riprodhimit viral. Nga gabimet te mekanizmat vetëkorrigjues të ADN-së

Mutacionet janë modifikime të ADN-së që sjellin ndryshime të funksionit të qelizave dhe elementeve të ndryshme virale. Mutacionet ndodhin pikërisht në bërthamën e qelizës dhe në gjenomin Viral. Viruset rriten me një shpejtësi shumë të lartë dhe zakonisht prodhojnë një numër të madh pasardhësish (shumëzohen) kur pozicionohen brenda qelizës së infektuar. Për këtë arsye ka shumë mundësi që të ndodhin mutacione për një periudhë shumë të shkurtër kohore.

 

Natyra e gjenomit viral (ARN ose ADN; e segmentuar ose e pasegmentuar) luan një rol të rëndësishëm në gjenetikën e virusit.

Viruset mund të ndryshojnë gjenetikisht si pasojë e mutacionit ose rikombinimit nga shkaqe të ndryshme. Elementët Viralë shpeshherë pësojnë ndryshime gjenetike që quhen Mutacione gjenetike. Mutacionet janë dy tipe: Mutacione Spontane dhe Mutacione të Induktuara.

 

Mutacionet spontane (Ndryshime gjenetike të vet-vetishme)

Këto mutacione ndodhin me rrugë natyrore gjatë riprodhimit viral: për shembull te gabimet gjatë riprodhimit nga polimeraza e gjenomit ose si rezultat i inkorporimit të formave tautomerike të bazave azotike të ADN-së ose ARN-së.

Viruset me ADN tentojnë të jenë gjenetikisht më stabël sesa viruset me ARN. Shkaku është se viruset me ADN kanë mekanizma vetë-korrigjues në ADN-në e tyre.

Viruset që kanë ARN janë shumë të paqëndrueshëm dhe pësojnë ndryshime gjenetike të vazhdueshme (Mutacione gjenetike). Disa viruse me ARN janë jashtëzakonisht të ndryshueshme në natyrë. Këto viruse kanë nivel të njëjtë të lartë mutacioni sikurse viruset e tjera me ARN. Ndryshimet gjenetike të Viruseve (mutacionet virale) ndodhin për shkaqe të ndryshme, sidomos më të theksuara janë shkaqet kimike dhe shkaqet fizike.

 

Mutacione që shkaktohen nga aspekti kimik janë:

  • Agjentët që veprojnë direkt në bazat si për shembull acidi nitrik;
  • Agjentë që veprojnë indirekt, si për shembull bazat analoge që çiftëzohen gabimisht e më frekuentisht se bazat normale, duke gjeneruar kështu mutacione.
  • Elementë të ndryshëm kimikë;
  • Ndotjet Mjedisore;
  • Toksinat dhe gazrat helmues, etj.

 

Mutacione që ndodhin nga aspekti Fizik:

  • Temperaturat Mjedisore;
  • Rrezatime të ndryshime si: Rreze Gama, Rreze Alfa , Rrezatim X, sidomos rrezatimet jonuzuese;
  • Rrezatimet UV (Ultraviolet), etj.

 

Viruset janë të adaptuara në temperatura të ulëta, që mund të rriten mjaft mirë në 25°C dhe kështu ato rriten në traktin e sipërm respirator ku është më ftohtë. Viruset kanë faktor shumëzimi më të lartë në temperatura të ulëta. Viruset janë shumë sensitivë ndaj temperaturave dhe rriten ngadalë në pjesën e poshtme të traktit respirator ku është më ngrohtë. Ato janë struktura të atenuara dhe shumë më pak patogjenë sesa virusi tip i egër. Kjo me sa duket si pasojë e ndryshimeve të shumta në segmentet e gjenomit.

Viruset kanë faktor shumëzimi të ulët në temperatura të larta. Antitrupat kundër viruseve janë (HA – hemaglutinina dhe NA – neuraminidaza) që janë shumë të rëndësishëm në mbrojtjen kundrejt infeksionet dhe elementeve virale. HA dhe NA ndryshojnë nga viti në vit.

 

Elementet virale përfshirë dhe Covid-19 pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione), të cilat shkaktohen nga:

  • Temperaturat;
  • Elementet virale pësojnë ndryshime gjenetike në temperatura të ulëta dhe të larta. Mutacionet gjenetike që ndodhin në temperatura të ulëta i japin elementit viral një formë më agresive se në temperaturat e larta.
  • Shkaqet Kimike (Mutacione të indukutara nga shkaqe Kimike);
  • Toksinat ndikojnë në ndryshime gjenetike të elementeve virale;
  • Gazrat helmues;
  • Ndotjet mjedisore;

Ndryshime nga ndikime të elementeve të tjera virale

  • Shkaqe Fizike (Mutacione të induktuara nga shkaqet Fizike);
  • Rrezatime të ndryshme;
  • Rrezatime Jonizuese;
  • Rrezatime (Ultraviolet).

 

Ndërveprime me elemente të tjera Virale që ndryshojnë strukturat e ADN-së dhe ARN-së së viruseve:

  • Sistemi Imunitar i organizmit dhe Vaksinat janë dy përbërës që frenojnë agresivitetin e Elementeve Virale.
  • Sistemi Imunitar (Qelizat Limfatike, Qelizat T , Qelizat B, Imunoglobulinat).
  • Vaksinat janë (elemente virale artificiale) që stimulojnë Sistemin Imunitar (qelizat imune) për të frenuar përshkallëzimin e viruseve në organizmin tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top