Sëmundjet tumorale dhe kancerat janë sëmundje që po tkurrin vazhdimisht popullsinë për shkak të mungesës së një zgjidhjeje shkencore, e cila mund të diagnostikojë në mënyrë të përhershme këto sëmundje, sidomos fazën metastazike.
Po çfarë janë sëmundjet tumorale dhe si krijohen tumoret dhe fazat e këtyre sëmundjeve?
Sëmundjet tumorale janë sëmundje ku përgjegjësia e saj bie mbi njësinë më të vogel qelizore, e cila përcakton jetën tonë dhe emërtohet Acidi Deoksiribo Nukleik AND.
AND është përgjegjëse për çdo lloj sëmundjeje, kryesisht për sëmundjet tumorale. AND-ja është kodi ynë gjenetik që përcakton prejardhjen, tiparet dhe eksiztencën tonë.
Çdo njeri ka kodin e tij gjenetik unik, që do të thotë se megjithëse ne jemi qenie të ngjashme pra “Njerëz” jemi unik (pra, të ndryshëm gjenetikisht nga njëri-tjetri).
Kodi ynë gjenetik është një sistem shumë i ndërlikuar dhe i ndërthurur biokimik dhe bio fizik, i cila funksionon me një saktësi shumë të lartë.
Kodi gjenetik AND përbëhet nga katër elementë të quajtur baza të Azotuara, të cilat janë: Adenina, Guanina Timina dhe Citozina.
Këto baza të azotuara alternohen me njëra-tjetrën duke formuar kromozomet.
Kromozomet janë të vendosura në njësinë themelore të qelizës, e cila është Nukli (Bërthama Qelizore) që menaxhon të gjithë veprimtarinë e qelizës.
Kombinacinacionet e këtyre bazave janë shumë strikte. Në organizmin tonë ndodhin miliarda kombinacione të tilla dhe organizmi ynë është një “mega-fabrikë”.
Në qoftë se një kombinacion nga miliarda kombinacione nuk realizohet në rregullin e duhur, atëherë kemi të bëjmë me një Anomali gjenetike pra “DNA-Error” dhe pikërisht kjo shkakton atë që e konsiderojmë një mutacion gjenetik, dhe është pikërisht ky mutacion gjenetik që do të shkaktojë një dëmtim të replikimit të AND-së duke shkaktuar një ndryshim të bio-organikës së qelizës.
Ky error i DNA-së do të shkaktojë një prishje të regjimit të riprodhimit të qelizave duke përshpejtuar riprodhimin qelizor.
Duke pasur parasysh se qelizat riprodhohen në një mënyrë të pakontrolluar si rezultat i këtij gabimi gjenetik, pra “DNA-error” atëherë kemi të bëjmë me një mal-formacion, i cili quhet “Tumor”.
Tumoret i kategorizojmë në tre tipe:
Tumori Beninj (është një grup qelizash tumorale të krijuar si rezultat i këtij gabimi gjenetik, i cila qëndron i vendosur në një area apo zonë të trupit apo të organit dhe zhvillimi i këtij tipi tumoral është shumë i ngadaltë. (Tumore Celebrale, Tumore Kardiake, Tumore të mushkërive, Tumor i stomakut, Tumor i duodenit, Tumore kockore, Tumor i pankreasit, Tumor i mëlçisë, Tumor i veshkave etj.
Tumori malinj (është një grup qelizash shumë agresive apo invazive, të cilat tentojnë të riprodhohen me një shpejtësi relativisht të madhe. Këto lloj tumoresh i emërtojmë me termin Kancer ose tumore invazivë dhe janë mjaft problematikë, pasi tentojnë të riprodhohen me shpejtësi të lartë.
Metastazike (janë grupe qelizash tumorale malinje, të cilat janë të shpërndara në area apo zona të ndryshme të organizmit). Metastazat formohen si rezultat i shpërndarjes së këtyre grupeve qelizash tumorale nëpërmjet arterieve dhe sistemit limfatik.
Trajtimi i tumoreve realizohet me anë të 3 teknikave kryesore.
• (Trajtimi me kirurgji, që ka të bëjë me heqjen e këtyre tumoreve nga indi apo organi në të cilin është lokacionuar)
• Kimioterapia është një trajtim me agjentë kimikë të lëngshëm, si: Altretaminë, Busulfa, Karboplatin etj). Trajtimi me kimioterapi ndikon në ngadalësimin e procesit të riprodhimit të qelizave tumorale. Kimioterapia sigurisht ka dhe efekte anësore.
• Radio Terapia është trajtimi i pacientëve me rrezatim me një intensitet shumë të lartë, duke goditur qelizat tumorale. Tipe të ndryshme të radioterapisë janë: Volumetric modulated radiation therapy (VMAT), Stereotactic radiosurgery (SRS) etj. Efektet anësore janë shumë të mëdha, sepse rrezatimi me intensitet të lartë përveçse godet zonën e organit ku ndodhet qelizat tumorale, gjithashtu dëmton edhe metabolizmin e qelizave të shëndetshme “Qelizat e mira”.
Për të bërë të mundur evitimin e përshkallëzimit të përkeqësimit të këtyre sëmundjeve është i këshillueshëm kontrolli i organizmit tonë çdo 6-12 muaj, duke kryer Analizën e gjakut komplet dhe Analizën Hormonale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.