FB

August 7, 2024 | 14:50

Ermand Mertenika: Inteligjenca Artificiale në shëndetësi, inovacioni që po përparon në diagnostikimin e tumoreve dhe parandalimin e tyre

 

 

Zhvillimi masiv i teknologjisë ka sjellë risi mjaft të rëndësishme në sektorin mjekësor në kualitetin e diagnostikimit dhe intervenimit apo kirurgjive nga ato më të thjeshtat ne ato më të vështira. Inteligjenca Artificiale përfshin ndërthurjen e të gjithë mekanizmave teknologjike ne përmirësimin dhe shpejtësinë e trajtimeve dhe rehabilitimit të pacientëve.

ermand

Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekësor.

Elektronika në bioteknologji ka të bëjë me zhvillimin dhe aplikimin e koncepteve të avancuara të qarqeve elektronike të avancuara në miniature dhe përdorimit të mikro-kontrollorëve apo mikro-çipeve me frekuenca të larta procesimi dhe të sofistikuar, të cilët programohen në mënyra të ndryshme për të rritur gjithnjë e më shumë numrin e funksioneve dhe avancimin në procese. Sot pajisjet mjekësore janë të sofistikuara dhe të lëvizshëm.

Zhvillimi dhe përdorimi i softuerëve (programeve kompjuterike specifike), është një hap shumë i rëndësishëm në diagnostikim dhe analizim të avancuar të të dhënave metabolike dhe parametrave biologjike shëndetësore. Sot softuerët janë kaq të avancuar saqë mund të parashikojnë dhe detektojnë në hershmëri fazat e para të tumorëve dhe kancereve në faza primare duke u bazuar në parametrat dhe vlerat analitike digjitale jetike biokimike të organizmit.

 

Teknologjia e Informacionit (Bota e IT-së) është një sektor shumë i rëndësishëm në sistemin shëndetësor. Përdorimi i databazave (regjistrimi i të dhënave) ka avancuar gjithnjë e më tepër kartelat digjitale spitalore të pacientëve, të cilët procesohen me shpejtësi të madhe dhe thjeshtojnë punën,  zvogëlojnë kohën e procesimit.

Teknologjia e informacionit ka gjetur përdorim shumë të rëndësishëm në Telemjekësi (Diagnostikimin online të pacienteve)  duke alternuar rrjetet kompjuterikë  dhe programet specifike me industrinë e aparaturave mjekësore.

Siguria kibernetike është një koncept kyç i botës së IT-së në aplikimin tek servera të rëndësishëm në lehtësirat spitalore duke bërë të mundur mbrojtjen në mënyre strikte dhe eficiente tek të dhënat personale të pacientëve të ndryshëm (këtu përfshijmë të dhënat private të pacientëve dhe transaksionet bankare të realizuara dhe transferimet e kartelave digjitale nga një spital në tjetrin.)

Inxhinierët Fizikanë dhe Biomjekësore, profili kryesor dhe mandator i alternimit të të gjithë koncepteve të teknologjisë mjekësore duke përfshirë dizenjimin, projektin, aplikimin dhe analizimin e aparaturave mjekësore të ndërthurura me softuerët dhe sektorin e IT-së.

Një profil i cili sot po përparon masivisht në koncepte të ndryshme të biotekologjisë duke krijuar dhe projektuar dhe ideuar inovacione në sektorin mjekësor që proceset e intervenimit kirurgjikal dhe diagnostik të jenë sa më të saktë dhe të shpejtë.

Inxhinieria Gjenetike një profil shumë i rëndësishëm kryesisht në konceptin mikrobiologjik të qelizave.

Projekton, analizon dhe ideon koncepte të ndryshme të cilët kanë të bëjnë me mënyrat e funksionimit të qelizave dhe organeleve të tyre.

Fokusi kryesor i Inxhinierisë gjenetike është eksperimentimi dhe trajtimi me anë të bazave të azotuara të DNA-së e cila është thelbi dhe baza kryesore e jetës së qenieve të gjalla dhe të gjithë procesit jetik.

Të eksperimentosh me njësinë më të vogël bio-koduese të qenieve të gjalla është si të thuash të kodosh apo të krijosh një gjuhë programimi. Fokusi kryesor intensiv i këtij profili tashmë është gjetja e trajtimeve dhe diagnostikimit të kancerit, (Sëmundja e cila po tkurr progresivisht popullsinë).

Deri tani Inxhinierët gjenetikë e kanë konsideruar kancerin një  “Ligj Natyror” pavarësisht kërkimeve të ndryshme për ta trajtuar atë me anë të ndryshimit të modifikimit gjenetik të DNA-së.

Është mëse e qartë se pas gjithë këtyre zhvillimeve të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, sëmundja e kancerit mbetet e pa prekshme në aspektin studimor dhe diagnostik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top