A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik? Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një roboti që kryen operacionin e tyre ose i ngushëllon ata në kohë stresi, ajo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në botën e zhvilluar të kujdesit shëndetësor, ku interesi për (dhe financimin) robotët mjekësorë brenda fushës së inxhinierisë biomjekësore është duke u rritur për shkak të saktësisë dhe precizionit të tyre.
Ka arsye të mira që inxhinierët biomjekësorë po zhvillojnë robotë për t’u përdorur në sistemin e mjekësisë. Ndryshe nga qeniet njerëzore, robotët janë të palodhshëm dhe “duart” e tyre nuk dridhen kurrë. Ata mund të kryejnë lëvizje të sakta edhe përtej kufirit të lëvizjes njerëzore dhe të jenë të pranishëm me pacientët për aq kohë sa është e nevojshme. Robotët mjekësorë janë të saktë dhe nuk gabojnë. Njihuni me 4 robotët biomjekësore të zhvilluar kohët e fundit, të cilët aktualisht janë aplikuar në vendet e zhvilluara, në spitale dhe qendra të trajtimit për të përmirësuar cilësinë e kirurgjisë dhe të kujdesit ndaj pacientit.
- Roboti kirurgjikal “DA VINCI”
Është e paimagjinueshme, por e vërtetë: më shumë se 350,000 njerëz vdesin në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe gjithashtu numri i të vdekurve në trajtë globale është shumë i lartë nga gabimet dhe operacionet jo të sakta kirurgjikale, disa prej të cilave mund të parandalohen.
Sistemi kirurgjikal “Da Vinci”, një sistem robotik i fuqishëm, i cili po përdoret për të zvogëluar gabimet kirurgjikale dhe për të evituar dështimet gjatë operacionit. Krahas saktësisë së lartë sistemi automatik “Da Vinci”bën të mundur që edhe operacioni të jetë sa më pak invaziv për mijëra pacientë. Sistemi kirurgjikal “Da Vinci” u jep kirurgëve kontroll më të saktë për një sërë procedurash. Duke përdorur teknologjinë vizive 3D me cilësi të lartë dhe softuerin që zëvendëson kyçet dhe duart e një kirurgu, sistemi “Da Vinci” bën prerje të vogla, shumë të sakta që duart e mjekut nuk mund të jenë në gjendje të bëjnë.
Meqënëse sistemi robotik biomjekësor “Da Vinci” bën prerje apo incizione të vogla, kjo bën të mundur që koha e rehabilitimit (rikuperimit) të pacientit të jetë shumë e vogël dhe pacienti shumë shpejt mund t’i rikthehet jetës së tij normale. Inxhinieria biomjekësore është piedestali i shkencës mjekësore dhe vazhdimisht në vendet e zhvilluara bëhen kërkime shkencore për të përmirësuar gjithnjë e më tepër cilësinë e kirurgjive dhe fokusin ndaj pacientëve dhe për të diagnostikuar me një saktësi shumë të lartë sëmundjet e rënda si ato kardiovaskulare, kancerin, zëvendësimin e valvulave kardiake dhe disa kirurgji të tjera të ndërlikuara.
- Roboti Xenex Germ-Zapping (Roboti i disinfektimint maksimal)
Krahas sistemit robotik “Da Vinci”, i cili minimizon gabimet njerëzore mjekësore kirurgjikale, një tjetër kërcënim për jetën janë dhe infeksionet në spital. Ky është një tjetër problem në kujdesin shëndetësor që mund të përmirësohet me robotët. Sistemi robotik i automatizuar “Germ Zapping” kryen procesin maksimal të disinfektimit të dhomave dhe kjo gjë realizohet për të evituar viruse apo baktere që ndikojnë negativisht te pacienti post-kirurgjikal, i cili sapo ka dalë nga operacioni.
Ky lloj sistemi automatik disinfekton dhomat e pacientëve të të gjithë spitalit në pak minuta, duke përdorur një teknologji që pulson rrezet UltraViolete (UV) me një spektër të gjerë që shkatërron një sërë bakteresh mjaft të dëmshme dhe duke vrarë dhe mikro-orgnanizmat që mund të përkeqësojnë gjendjen e pacientit astmatik dhe alergjik.
- CyberKnife
Cyberknife është një sistem kirurgjik robotik që sjell terapi rrezatimi tek tumoret me precizion nën 1 milimetër. Ky sistem robotik është shpikur në vitet ’90. Sistemi CyberKnife përdoret për të trajtuar kancerin e vështirë në spitalet dhe qendrat e trajtimit në të gjithë botën e zhvilluar, kryesisht në ShBA, Kanada, Europën Perëndimore, ndërsa në Ballkan këtë sistem e ka vetëm Turqia dhe Greqia.
“Thika Kibernetike” nuk është një thikë në vetvete, por një sistem që gjeneron në mënyrë shumë të saktë një burim rrezatimi të montuar në një krah roboti, i cili gjeneron një rreze shumë precize të radioterapisë që manovron dhe përshtatet shpejt.
Sistemi robotik i diagnostikimit të tumoreve dërgon rrezatim të fortë në masën tumorale, e cila mund të jetë malinje ose beninje, duke u pozicionuar vetvetiu në shumë kënde të ndryshme për të shënjestruar tumorin nga të gjitha anët pa pasur nevojë të ripozicionojë pacientin. CyberKnife trajton të gjitha masat tumorale në zonat e ndryshme trupit, disa prej të cilave janë mjaft komplekse të realizohen në mënyrë invasive të hapur me kirurgji.
Sistemi kirurgjikal Cyberknife përdoret te pacientët që kanë masat tumorale ose kancerogjene në zona të vështira, si në veshtira mushkëri, ku ndërhyrja me bisturi është shumë e vështirë, në zemër, në heqjen e masave në zona shumë të vështira të trurit (celebralit), në kancerin e prostatës, kancerin e mëlçisë, etj. Kjo pajisje ka një precision shumë të lartë dhe eviton kirurgjinë invasive me bisturi.
- Sistemi robotik fantastik TUG
Një tjetër pajisje robotike mjaft interesante është shpërndarja e vakteve të ushqimit në spitale, në mënyrë automatike. Kjo pajisje i vjen në ndihmë stafit infermieror, që të fokusohen më tepër në trajtime më të rëndësishme. Ky sistem robotik ka një serverqëndror, ku në të është instaluar një softuer që është i programuar të shpërndajë vaktet në orën specifike, sipas vendndodhjes së dhomave në pavijon.
Në kohët e sotme, institutet kërkimore bioshkencore dhe inxhinieria bi0-mjekësore në vendet e zhvilluara po punojnë intensivisht për të gjetur zgjidhje sa më të përparuara në sistemet shëndetësore spitalore, për t’i ardhur në ndihmë stafit mjekësor dhe cilësisë së jetës së pacientëve. Ndërsa në Shqipëri, termi inxhinieri biomjekësore nuk njihet akoma, në Greqi dhe Turqi kanë filluar me kohë të aplikojnë sisteme të tilla robotike, për t’i ardhur në ndihmë cilësisë së shërbimeve spitalore dhe cilësisë së trajtimit të pacientëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.