FB

March 30, 2021 | 8:15

Ermand Mertenika: Vaksina, politikë kompeticionale monopolistike dhe faktor anti-Covid

Aktualisht u bë një vit nga bashkëjetesa me Covid-19, i kthyer tashmë në pandemi globale, duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore, aq më tepër ekonomike, dhe siç nënkuptohet ne do bashkëjetojmë me këtë pandemi deri në një kohë të papërcaktuar ku aktualisht guri kilometrik i bashkëjetesës po vjen duke u zvogëluar. Deri tani kjo gjë është meritë e konceptit të imunitetit të tufës.

ermand-mertenika-news-24

Çfarë nënkuptojmë me imunitetin e tufës dhe përse pikërisht kjo është ajo që mbi 80% po e dominon këtë element viral?

Siç e dimë, organizmi i qenies së gjallë krahas qelizave të ndryshme përmban ato që ne i themi Anti-Korpe, pra qelizat që detektojnë dhe dominojnë elementet virale dhe ato bakteriale: pra ato që emërtohen qelizat imunitare.

Qelizat imunitare janë barriera kryesore dhe protektore e organizmit të gjallë, të cilat dominojnë viruset dhe bakteret që depërtojnë në organizmin tonë.

Në qelizat imunitare bëjnë pjesë: (Limfocitet T, Limfocitet B, Neutrofilet, Monicidet, Makrofaget dhe pikërisht këto përbëjnë qelizat e bardha të gjakut të emërtuar Leukocidet).

Qelizat Imunitare janë pikërisht ato që dominojnë elementet virale dhe bakteriale në organizëm dhe gjithashtu mbajnë nën kontroll qelizat tumorale apo lezionet kancerogjene.

 

Cilët janë 6 shenjat që tregojnë se sistemi juaj imunitar është i dobët? Si mund të rikuperojmë sistemin tonë imun (Qelizat Imunitare)?

Shenjat që shfaqen te një person për shkak të një sistemi imun të dobët janë:

1. Person që ka nivel të lartë të hormonit të kortizolit të lëshuar në gjak, që do të thotë se ka një nivel stresi të lartë, pasi siç e kemi përmendur, stresi gjeneron hormonin e kortizolit (Hormoni më i dëmshëm në organizëm). 

2. Ftohje kronike (kur një person aktualisht ka një ftohje kronike ose gjendje gripale të shpeshtë ose të përsëritshme).

3. Probleme të shpeshta me sistemin e trejtjes dhe stomakun.

4. Rikuperimi i plagëve është shumë i ngadaltë.

5. Është prè e infeksioneve të ndryshme dhe të vazhdueshme.

6. Është gjithë kohës i lodhur (Defiçencë potenciale)

 

Si të rikuperojmë sistemin tonë imunitar:

1. Të ushqyerit e shëndetshëm

2. Gjumi normal rikuperon dhe forcon sistemin imunitar

3. Ushtrime të vazhdueshme gjimnastikore

4. Larja dhe disinfektimi i duarve (Pastërtia e përgjithshme)

5. Vaksina

6. Evitimi i duhanit

7. Vlera normale: raporti Peshë-Gjatësi

8. Eliminimi absolut i stresit

 

Çfarë është vaksina dhe si ndikon ajo në dominimin e viruseve dhe baktereve në organizmin tonë?

Kuptohet që zgjidhja e vetme për të dominuar sa më shpejt këtë armik të padukshëm është vaksina. Vaksina është një përmbajtje virale, e cila stimulon qelizat imunitare pra, qelizat e bardha të gjakut (leukocidet), për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të COVID-19 për të infektuar qeliza të tjera të shëndosha dhe për të tkurrur dispersionin, përshkallëzimin.

E thjeshtuar nënkupton një element viral, i cili injektohet në gjakun e pacientit me efekt pozitiv për të aktivizuar qelizat protektore të organizmit.

Vaksina është e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë për një kohë të shkurtër.

Por, si po e kthejnë kompanitë prodhuese farmaceutike konceptin e vaksinës në një fokus kompeticional përfitues sesa një Faktor Anti-Covid për hir të së mirës globale.

Sigurisht vaksinat janë kthyer në një arenë të kompanive gjigante të farmaceutikës, pasi pikërisht në bazë të analizës sime kemi më shumë një fokus në politikën dhe strategjinë përfituese dominuese të tregut farmaceutik, sesa një fokus për të shpëtuar globin nga kjo pandemi. Nga njëra anë, ky kompeticion është i frytshëm, sepse amplifikon kërkimin dhe implementimin shkencor, ndërsa në anën tjetër është jo-eficient për vetë faktin së këto monopole mund të fillojnë godasin njëra-tjetër duke ngjallur më tepër një frymë skepticizmi për t’i aplikuar këto vaksina.

Kanë kaluar muaj që kur u shpik vaksina dhe për më tepër janë evidentuar emërtimet e këtyre vaksinave, si: Pfizer, Moderna, Sputnik, AstraZeneca dhe sipas kësaj filozofie emra të tjerë mund të presim t’i shtohen kësaj konkurrence.

Sa më shumë emërtime vaksinash të shtohen, aq më tepër frymë skeptike do kemi për t’i aplikuar ato. Pra po bëhen gati disa muaj që vende të ndryshme po përdorin emërtime të ndryshme vaksinash dhe shkalla e konfuzionit vazhdon të rritet.

Sigurisht efektiviteti i tyre është i madh për vetë faktin sepse janë mbi 93-95% efektive por “Xhungla” e fortë kompeticionale midis këtyre gjigantëve farmaceutikë më tepër e ka fokusin te përfitimi dhe dominimi global ndaj emrit të vaksinës.

Gjithashtu lë për të dëshiruar paragjykimi i rëndomtë i Bashkimit Europian ndaj aplikimit të vaksinave te vendet e treta, ku përfshihen shtetet e Ballkanit dhe Shqipëria me shprehjen:

“Vaksinat nuk mund të ndahen me vendet e varfra”
Kryetarja e Komisionit Europian

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top