Mirëqenie

July 13, 2018 | 11:50

Ersida Calja: Ndërhyrjet estetike, koha për të rritur vetëbesimin!

Ersida është nga ato vajza që të bukurën e ka në shpirt. Nëse profesioni është njëra anë e medaljes, ajo përpiqet që çdo herë t’i gdhendë e mishërojë atij edhe pasionin pas të bukurës, ku gjithmonë ia ka dalë. Një vajzë inteligjente, që këmbënguljen ia njeh vetes si armën më të mirë, në përvojën e saj si mjeke stomatologe ka ngritur një klinikë avangarde me kohën e teknologjinë.

Gjithaq ka përqafuar të renë, duke pranuar të jetë pjesë e ndryshimeve të fushës, bashkëngjitur shërbime të reja edhe në fushën estetike. Ish-protagonistja e kopertinës së revistës “Psikologjia” në numrin e korrikut, rikthehet me një dëshmi të re sa i takon aspektit profesional të saj…

Pas një rrëfimi të këndshëm që ndatë me lexuesit e revistës “Psikologjia”, si ka vijuar rrugëtimi juaj profesional?

Revista ishte një ogur i mbarë për Klinikën Dentare “Brilant”.Në këtë mënyrë lexuesit tuaj u njohën më tepër me shërbimet që ofronte klinika dhe kjo gjë ndikoi shumë pozitivisht në aspektin profesional, me prurje të reja të pacientëve, të cilët morën shërbimet tona. Ndaj dhe në këtë numër të ri, vendosa me shumë kënaqësi të ndaj me ju risitë dhe shërbimet më të fundit që klinika “Brilant” ofron.

Cilat janë këto risi në klinikën “Brilant”?

Siç dihet tashmë, në klinikën “Brilant” ofrohen të gjitha shërbimet që i përkasin fushës së stomatologjisë, me teknikat dhe pajisjet më të fundit. Në gamën e gjerë të shërbimeve, mund të përmend disa prej tyre siç janë: Terapi, protetikë, kirurgji (Implantologji), ortodonci etj. Shërbimi më i ri, për të cilin jam certifikuar kohët e fundit janë fillesat. Këtë mund ta quaj një risi në vendin tonë, pasi është shumë i kërkuar nga pacientet, por shumë pak i ofruar në mënyrë profesionale. Në vendet e zhvilluara të botës, ky shërbim së tepërmi nga mjekët stomatologë. Duke qenë një mjeke e fushës, stomatologe, ku njoh shumë anatominë e kokës, vendosa të trajnohem dhe ta sjell në klinikën “Brilant” këtë shërbim estetik, kryesisht në 1/3 e poshtme të fytyrës, ku përfshihen: rimodelimi dhe mbushja e buzëve, së bashku me eliminimin e rrudhave me acid hialuronik.

Si është mirëpritur ky shërbim, tek të dyja gjinitë?

Sigurisht që u mirëprit mjaft mirë. Kryesisht është gjinia femërore ajo që mbizotëron. Rezultatet nga trajtimet estetike të kësaj natyre kanë qenë tepër të suksesshme për mua si mjeke dhe tepër të kënaqshme për pacientet, të cilat janë ndjerë me një pamje më të freskët, më natyrale dhe me një vetëbesim më të lartë.

Në aspektin estetik, ku preferohet të ndërhyhet në buzë, ballë, etj?

Preferencat janë të ndryshme, por momentalisht unë i përmbahem 1/3 së poshtme të fytyrës, rimodelimit dhe volumit estetik të buzëve si dhe mbushjes së rrudhave. Acidi hialuronik gjendet natyrshëm në organizmin tonë. Meqenëse acidi hialuronik, i cili përdoret si mbushës apo hidratues, është identik me acidin hialuronik të organizmit tonë, kjo e bën që të jetë një mbushës i përsosur, pa asnjë efekt anësor. Mbi të gjitha, nuk jep alergji dhe asnjë komplikacion tjetër.

T’i dhurosh vetes një kënaqësi estetike, për cilët është koha më e favorshme për të ndërmarrë një hap të tillë?

Koha për një ndërhyrje estetike varet gjithmonë nga vetëbesimi që kanë pacientët dhe dëshira e tyre për t’u dukur më të rinj, më të freskët dhe me një pamje shumë natyrale. Acidi hialuronik rekomandohet pas moshës 18-vjeçare. Ju mirëpresim në klinikën dentare “Brilant” për t’ju ndryshuar vetëbesimin në pak minuta me rezultate të shkëlqyera.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top