Studim

July 13, 2018 | 11:26

Studim / Shkrimtarët më të rrezikuar nga vetëvrasjet

Në bazë të ekspertëve që kishin studiuar më shumë se një milion persona, kreativiteti shpeshherë ndërlidhet me sëmundje mendore, e personat më të ekspozuar janë shkrimtarët.

Në bazë të hulumtimeve që ishin bërë nga Instituti Karolinska në Suedi, shkrimtarët janë më të rrezikuarit nga ankthet dhe çrregullimet bipolare, skizofrenia, depresioni dhe keqpërdorimi i narkotikëve.

Mundësitë që shkrimtarët të kryejnë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha në krahasim me njerëzit e tjerë. Valltarët dhe fotografët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimi bipolar.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e tyre hedhin dritë mbi çrregullimet mendore dhe nga tani duhet të shikohen më ndryshe.

Kjo mënyrë e ekspozimit dhe fenomenet që ndërlidhen me sëmundjet mendore hapin rrugë për shërimin e tyre.

Me këtë rast, “mjeku dhe pacienti mund të arrijnë një marrëveshje se çfarë duhet shëruar dhe me çfarë çmimi”, thotë dr. Simon Kyaga, njëri nga pjesëmarrësit në këtë hulumtim.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top