FB

July 17, 2023 | 7:52

Është e hënë: Ja si ta nisni mbarë javën tuaj

Fundjava, temperaturat e larta, pushime… Të gjithë duan të qëndrojnë më shumë në shtrat, por kjo është disi e pamundur, sidomos kur kalendari na tregon se është ditë e hënë. Por, a e dini se humori i keq që mund të grumbullohet për një zgjim ndryshe nga ai që kemi dashur, rrezikon të kushtëzojë të gjithë ditën që vjen. Ekspertët e quajnë atë një “profeci vetëpërmbushëse ” . Është një lloj efekti sugjerues psikologjik . Në thelb, nëse diçka shkon keq, ju filloni të shihni gjithçka “të zezë” dhe kështu gjërat përkeqësohen në vend që të përmirësohen.

Këshilla e psikologut për t’u kthyer për mirë

Së pari, është e rëndësishme të ndryshojmë këndvështrimin tonë për ditën në vijim dhe për detyrat që na presin.

“ Të mos e përqendrojmë vëmendjen tek ajo që po shkon keq , por të përpiqemi të shpërqendrojmë veten dhe të praktikojmë një aktivitet relaksues që mund të na japë kënaqësi qysh herët në mëngjes”, sugjeron psikologu.

 Është thelbësore të zhvendosim vëmendjen nga gjërat që janë të gabuara tek ato që do të shkojnë mirë, duke u përpjekur të mendojmë për gjërat “të mira” që na presin., edhe sikur të ishin gjeste të thjeshta që ia bëjmë vetes si dhuratë.

Për më tepër, mund të ndihmojë gjithashtu të mendojmë për situata që na bëjnë të qeshim, ose të ndihemi mirë. Duke i rigjurmuar me mendjen do të ndihemi më mirë edhe në trup. Për shembull, nëse jemi vonë për shkak të autobusit të bllokuar në trafik, përpiqemi të mendojmë se çfarë kemi bërë një natë më parë, ose në ditët e mëparshme. A do të ketë gjithashtu diçka që na pëlqeu ta bënim, ta shihnim, ta shijonim apo ta dëgjonim? Kthimi në atë moment të bukur me mendjen dhe kjo na ndihmon të ndihemi më mirë menjëherë, duke larguar emocionet negative, një mënyrë për të reduktuar tensionin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e stresit. Të mos harrojmë, në fakt, se të qeshësh ngadalëson prodhimin e kortizolit(hormoni i stresit). Pra, atëherë është më e lehtë të filloni përsëri me këmbën e djathtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top