Dëshmi

June 20, 2023 | 9:06

“Është e vështirë, por kur ke vullnet nuk e ndal gjë” / Këngëtari me aftësi ndryshe rrëfen sfidat e jetës së tij

Aftësia e veçantë nuk e pengoi që ai të ndjeki ëndrrën e tij. Agim Pajaziti, i cili është i njohur për publikun me emrin e artit të tij MC Gima ishte i ftuar tek emisioni ABC e Mëngjesit ku ka treguar sfidat e jetës së tij dhe të gjithë rrugëtimin për të realizuar ëndrrën për muzikën.

Ai shprehet se problemi i të qenit me aftësi ndryshe është zbuluar nga mjekët në moshën 10 vjeçare, ku dhe u tha se nuk nuk kishte shpresë për përmirësim. Gima në intervistën e tij shprehet se falë mbështetjes që i kanë dhënë të afërmit dhe shumë qytetarë të tjerë ka arritur që të plotësojë ëndrrën për tu bërë këngëtar.

“Është e vështirë por kur ke vullnet nuk e ndal gjë. Ka disa persona që më sponsorizojnë dhe ato që më ndihmojnë me bërë klipe nuk është se më marrin shumë.  Afër dhe që më ka ndihmuar financiarisht ka qenë Shaqir Palushi, afër kam pas djemtë e motrës dhe më pas edhe djali i vëllait.

Ëndrra ime ka qenë që të ndihmoja personat me aftësi të veçanta dhe deri më tani kam arritur që ta mundësoj, pasi dërgoj karroca përmes një shoku im, dhe muzika është një tjetër ëndërr që unë kam arritur që ta realizoj”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai tregon se projekti më i fundit muzikor i tij është “Jeta”, dhe shprehet se për realizimin e teksteve është mirënjohës Ekrem Ismailit.

“Ekrem Ismajli është ofruar që të shkruajë taktet e këngëve të mia prej 11 vitesh. Më kujtohte gjithmonë kur më ka shkruar për herë të parë se kush ishte dhe më tha se sa herë që të kisha nevojë për tekste ta llogarisja, sa herë e kujtoj emocionohem se një tekst është i shtrenjtë për një këngëtar. Kam pas dhe një bashkëpunim me të që është një këngëtar. Ajo që më pëlqen më shumë është kënga që kam bërë me Gramozin që është për njerëzit me aftësi të kufizuara”, ka shtuar këngëtari.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi /abcnews.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top