FB

March 10, 2021 | 8:02

Është momenti i shpengimit, i pozitivitetit, i dashurisë për veten tonë

Në të gjithë këto vite kemi vepruar ashtu si “duhej” të vepronim. Arsyet shpirtërore dhe energjike, të lidhura me marrëdhëniet me prindërit tanë, na kanë mbajtur të vendosur në rolin e fëmijës dhe për këtë arsye, të bllokuar në mosvetëdije.

1Tani, në fakt, janë hapur të gjitha portat dhe të gjithë mund të zgjedhim se në cilën anë do të jemi, qoftë nga dashuria apo urrejtja (për veten), mund të bëjmë atë zgjedhje të bekuar, të cilën nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë kurrë, për të qenë ata që jemi vërtetë.

Tani mund të jemi të lirë për të qenë.

Është një moment i veçantë në të cilin askush, as prindërit dhe as energjia negative, nuk na mban larg.

Është hapur kafazi në të cilin ishim dhe tani mund të dalim e të shkojmë ku të duam, të zgjedhim destinacionin.

Qëndrimi brenda kafazit është gjëja më e lehtë, sepse e njohim, dimë se si të jetojmë aty.

Por nëse duam të bëjmë atë ndryshim që kemi pritur një jetë, tani është koha: vendosim të jemi vetvetja, të kemi kurajën të shfaqim atë që është brenda nesh, të ndryshojmë mendimet dhe emocionet dhe t’i drejtojmë ato në favorin tonë, në vend të disfavorit tonë.

Për një jetë na thanë se nuk kishim asgjë të mirë brenda, ndaj të mirën e mbajtëm të fshehur, duke supozuar ato maska që ishin më të pranuara.

Tani duhet të dalim nga ky burg mendor, këto besime poshtëruese për ne dhe të bëhemi ato për të cilat jemi menduar. Është momenti i shpengimit, i pozitivitetit, i dashurisë për veten tonë.

Kush ka kurajën të jetë, do të gjejë të gjitha kushtet e favorshme.

 

Burimi: Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top