FB

March 26, 2026 | 13:00

Është prindi që shkon te fëmija, pavarësisht sa vjeç është ai

 

Do të jem paksa kategorike: në çdo marrëdhënie prind–fëmijë, përgjegjësia më e madhe është e prindit.

alda-bircaj-okokokPrindi është ai që shkon te fëmija, pavarësisht sa vjeç bëhet ai. Sepse nuk janë dy njerëz që hyjnë në këtë marrëdhënie në kushte të barabarta. Prindi erdhi i pari në jetë, ka më shumë përvojë, më shumë përgjegjësi dhe duhet të ketë më shumë hapësirë mendore për të përballuar emocionet.

Edhe kur është 30 apo 40 vjeç, fëmija mbetet fëmijë brenda kësaj marrëdhënieje. Sepse aty zgjohet gjithmonë edhe fëmija i dikurshëm: me plagët, pritjet dhe nevojën për t’u parë.

Prandaj prindi është ai që duhet të bëjë hapin e parë. Jo sepse fëmija është gjithmonë i pafajshëm, por sepse prindi duhet të jetë më i madh se egoja e tij. Shumë marrëdhënie prind–fëmijë nuk prishen nga mungesa e dashurisë, por nga pritja që tjetri të afrohet i pari.

prinder-te-femijeve-ndryshe

Ndërsa e vërteta është e thjeshtë: asnjë marrëdhënie nuk shpëtohet sepse dikush kishte të drejtë, por sepse dikush tha i pari: “Hajde, fëmija im…, ta gjejmë përsëri rrugën tonë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top