FB

November 8, 2022 | 8:45

Esmeralda Birçaj:” Asnjanësia në ditët e sotme as nuk mjafton, por as nuk ndihmon”!

Përgatiti Esmeralda Birçaj/Pse një nga fëmijët e lagu jastëkun në lot…?

Për shkak se, disa fëmijë të tjerë nuk kanë mësuar ta vendosin veten në vendin e tjetrit, nuk kanë mësuar se një gjë “e zgjuar” që ata thonë ose një sjellje mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme një fëmijë tjetër.

Këto incidente më frikësojnë/trembin, më frikësojnë sepse pasqyrojnë shoqërinë tonë më të gjerë. Sa herë që ndodhin incidente të tilla, ndihem e zhgënjyer, e lënduar dhe arrij deri në atë pikë sa pothuajse ndihemi bashkëfajtorë sepse të gjithë ne si prindër apo si mësues po ndërtojmë shoqërinë në të cilën do të jetojnë fëmijët tanë.

Prindër/mësues mësojini fëmijët se mirësjellja dhe po aq edhe vrazhdësia është një sjellje e shkëmbimit të energjisë. Energjia që jepni do të kthehet, ndaj sigurohuni që të jepni diçka pozitive, flisni me qetësi dhe e shikoni personin tjetër me simpati. Ajo që shkon rrotull vjen rrotull!

Bëhuni shembull i mirë për fëmijën tuaj, është diçka për të cilën ka nevojë përgjithësisht brezi i ri, i cili imiton çdo shembull të mëparshëm, për të rritur personalitete me moral, respekt dhe sjellje, të cilat në fund do të kontribuojnë në formimin e një shoqërie më tolerante dhe më pak mbytëse.

Neutraliteti në ditët e sotme nuk mjafton, neutraliteti gjithmonë ndihmon dhunuesin dhe kurrë viktimën…, neutraliteti e përjetëson problemin. Duhet të zgjedhim anën, duhet të ketë fëmijë që të mbajnë qëndrim, të kenë mendim dhe të mbrojnë me vetëdije dhe me argumente shokun e keq/të padrejtë të klasës së tyre. Do ta bëjnë për ta, për veten e tyre dhe që kjo “shoqëri e mirë apo e zgjuar” të ndryshojë përfundimisht. Ne kemi nevojë për kultivimin e empatisë dhe programe informimi për parandalim që të kemi më shumë qytetarë të përgjegjshëm.

 

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top