Mirëqenie

May 5, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: E drejta juaj për të mos i pëlqyer kafshët, detyrimi juaj për t’i respektuar ato

“Duaje të afërmin/fqinjin tënd si veten tënde” ose “Duaje shokun tënd si veten tënde”. Një nga shumë urdhërimet që hasim në Testamentin e Vjetër dhe jemi mësuar qysh të vegjël, qoftë në shtëpi ose në shkollë. Qysh në moshë të vogël na mësuan të donim qeniet njerëzore/bashkëqytetarët tanë, të ofrojmë, të ndajmë. “Ai që ka dy “tunika”(veshje) ta japi një”. A nuk na mësuan këtë gjatë gjithë kohës në shkollë? Por harruan të na mësojnë diçka po aq të rëndësishme, diçka shumë themelore. Të duam kafshët. Pse nuk u shkrua asnjë urdhër për to? Pse nuk mësuam kurrë dhe askund “Duaji miqtë e tu me katër këmbë”?

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Në ditët e sotme sidomos, ky mesazh duhet t’u transmetohet të gjithëve, të vegjël e të rritur/të rinj dhe të moshuar, megjithëse diçka më thotë se të rriturit e kanë nevojë më shumë. Pothuajse çdo ditë sot, qoftë në internet apo televizion, has në forma ekstreme të abuzimit të kafshëve. Gjithmonë ka imazhe të ashpra para syve të mi, të cilat më mbushin me trishtim dhe zemërim në të njëjtën kohë. E imagjinoj, jo vetëm unë, por shumë nga ju.

Unë nuk do t’u referohem atyre që angazhohen me transaksione të tilla për arsye tregtare. Që të kemi të gjithë çantat tona prej lëkure dhe trikot tona të ngrohta. Ky është një kapitull tjetër i madh, të cilin nuk do ta prek tani. Natyrisht, as për ata që vrasin kafshë për të na ushqyer të gjithëve. Çfarëdo që bëjmë, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ka si këto raste. Dhe tani, ti që do nxitosh të më akuzosh sepse nuk jam vegjetariane, vë bast që po “lëpin” idenë e një bifteku të gatuar mirë. Kështu që le të shkojmë më poshtë.

Abuzimi për të cilin po i referohem është i një lloji tjetër. Ka të bëjë me të gjithë ata që i torturojnë, të cilët rregullohen apo janë “bërë” me imazhin e një kafshe të pikëlluar. Për të gjithë këta “njerëz” që zgjedhin këtë mënyrë brutale për të shpërthyer. Ata nxjerrin të gjitha problemet e tyre të shtypura dhe psikologjike, tek më të dobëtit dhe më të pambrojturit. Domethënë tek kafshët.

 Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë lloj çoroditje mbajnë këta “njerëz”. Sa komplekse inferioriteti mund të kenë, në mënyrë që të përpiqen të imponohen në këtë mënyrë ndaj këtyre krijesave të dobëta.

1Në fakt, shpesh hasem në incidente që zbulojnë një egërsi të veçantë, dhe pyes veten, si e gjen një person këtë dëshirë? Sa kalbësirë mund të bart brenda për të kryer vepra të tilla? Sa i zi është shpirti i tij dhe çfarë anomalie – më falni por vetëm kështu përshkruhet – a mund ta zotërojë veten ai që të dëshirojë të shohë një kafshë që dhunohet?

Me shumë mundësi, të gjithë ata që abuzojnë dhe torturojnë kafshët kanë qenë vetë viktima të dhunës, por ky nuk është një justifikim. Dihet që dhuna prodhon dhunë, por ju s’mund ta lehtësoni një krim të tillë thjeshtë, sepse dikush është abuzuar në të kaluarën. Sigurisht, kjo është diçka që sigurisht nuk kam njohuri për ta analizuar, por mendja ime e dobët nuk mund të falë dhe justifikojë akte të tilla të dhunshme.

Na pëlqen apo jo, kjo botë nuk ka të bëjë vetëm me ne. I përket të gjitha kafshëve të këtij planeti, kështu që do të ishte mirë të mësoni ta ndani atë bashkë me to. Ato janë gjithashtu pjesë e tij dhe, në fakt, shumë e rëndësishme. Ndoshta më e rëndësishmja, pasi ndërsa vitet kalojnë jam gjithnjë e më e bindur se ato janë më të sjellshme se të gjithë ne. Dhe një botë psikike shumë më e pasur se e jona.

Sigurisht, nuk mund ta inkurajoni dikë që t’i dojë ato nëse nuk e ndjejnë. Sepse, të mësosh dikë që t’i dojë ato, duhet të kesh një shpirt të pastër dhe një zemër të mbushur me dashuri, diçka që për fat të keq nuk ndodh për të gjithë.

Por ne të gjithë duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me to ose madje të provojmë. Ato i japin aq shumë njeriut, ato ofrojnë aq shumë dashuri, pa kërkuar asgjë në këmbim dhe ne jo vetëm që nuk e vlerësojmë ofertën e tyre vetëmohuese, por përveç kësaj ne i keqtrajtojmë ato dhe i lëmë pas dore.

Dhe ajo që nuk duhet të harrojmë kurrë është që kafshët nuk janë sende ose lodra, ato kanë zemër, shpirt dhe ndjenja siç kemi edhe ne. Ato e meritojnë respektin tonë dhe ne duhet t’ua kthejmë. Ato e meritojnë dashurinë tonë dhe ne duhet t’ua ofrojmë atyre.

Por edhe nëse disa njerëz nuk duan ta bëjnë këtë, të paktën të mësojnë t’i trajtojnë ashtu si duhet që të mos u shkaktojnë atyre probleme psikologjike që mund t’i mbartin nga fëmijët. Të paktën të ndalojnë së qeni kaq mizorë ndaj tyre. Dhe herën tjetër kur të mendojnë të kalojnë nëpër një veprim kaq të sëmurë, le të hedhin së pari një sy në pasqyrën e tyre dhe të shohin nëse mund të kuptojnë se kujt i takon gjithë ky zemërim që ata mbartin.

Gandhi ka thënë se kultura e një vendi matet nga dashuria që banorët e saj kanë për kafshët, sjellja e tyre dhe kontributi i tyre për ta. Nuk e di nëse këto fjalë të mençura vlejnë, por nëse po, atëherë me siguri kemi një rrugë të gjatë për të vazhduar. Jo vetëm si komb, por edhe si specie njerëzore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top