Lumturia: Të gjithë e dinë se çfarë duhet për të patur një jetë të lumtur. Sidoqoftë, lumturia në të vërtetë mund të jetë ngjitëse. Kjo do të thotë, disa miq mund të përcjellin gjendjen e keqe të tyre. Por ata, gjithashtu, mund të përcjellin disponimin e tyre të mirë. Kjo është sipas hulumtimeve të kryera mbi temën e lumturisë. Në fakt, studimi u botua në revistën Royal Society Open Science.
Lumturia: A i’a vlen të ndaloni së shoqëruari me një person pesimist?
Përkundër hulumtimeve të mësipërme, nuk duhet të ndalojë dikush të bëjë shoqëri me një mik i cili po kalon një kohë të vështirë. As me një mik të tyre, i cili për nga natyra është pesimist si qenie njerëzore. Ajo që duhet të bësh është të ndryshosh ti jetën e tyre. Nëse po pyesni veten se si mund të bëhet kjo, mund të bëhet me gjëra shumë të thjeshta. Kjo do të thotë, me gjëra që i bëjnë ata të ndjehen të gëzuar ose të lumtur.
Hulumtimet e reja po u shtohen atyre më të vjetrave. Ato kanë folur për lumturinë dhe pikëllimin. Në fakt, ato raportuan që mund të transmetohen përmes mediave sociale. Edhe përmes vetë jetës. Domethënë, jeta personale e një personi.
Robert Eyre, studenti i doktoratës nga Universiteti i Warwick, thotë mbi Lumturinë: “Ndjekja e këshillave tona mund t’i ndihmojë miqtë tuaj”.
Ai ka përgjigjen e tij për pyetjen e lumturisë. Në hollësi, Robert Eyre shprehet: “Lajmi i mirë nga puna jonë është se ndjekja e këshillave, e cila bazohet në prova, për të përmirësuar gjendjen shpirtërore – siç është ushtrimi, gjumi i mirë dhe administrimi i stresit, mund të ndihmojnë edhe miqtë tuaj”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.