Mirëqenie

May 10, 2020 | 17:16

Esmeralda Birçaj: “Mami”, fjala më e bukur në të gjithë botën!

Mami, nënë, vjehrrë… !

Nuk është vetëm fjala më e ëmbël dhe më e bukur në botë, por edhe fjala dëgjimi i së cilës ju mbush me butësi dhe siguri. Lumturia që të thërrasësh ose të të thërrasin “nënë” nuk përshkruhet me fjalë dhe askush nuk e ka vënë në dyshim epërsinë e aventurës të quajtur “amësia”.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Mbi të gjitha, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, “mami” është fjala e parë që të vjen në mendje!

“Mami” thërrisni kur gjërat shkojnë keq… Çfarëdo që të ndodhë, pa marrë parasysh sa vjeç jeni, fjala e parë që të vjen në mendje kur të përballesh me diçka të vështirë është nëna. Ajo vrapon pranë jush për t’ju ndihmuar, të qëndrojë pranë jush, nëse ju mbështet. Ajo fshin lotët që ju shpengojnë dhe shëron plagët që ju lëndojnë.

Ju thërrisni “Mami” edhe kur gjërat po shkojnë mirë. Sukseset dhe gëzimet tuaja mund t’i ndani me nënën tuaj, njeriun që ka luftuar/vuajtur më shumë që ju të arrini këtu. Suksesi juaj i sjell asaj lot gëzimi dhe përqafimi i saj është shpërblimi më i madh për të gjithë.

 

2

Ju thërrisni “Mami” kur të tjerët ju lëndojnë. Që në një moshë të vogël kur ju ngacmonin ose kur ju rrihnin, vrapoje drejtpërdrejt te nëna për t’u kujdesur për plagët e tua. Edhe tani që jeni rritur, edhe pse dini se si të kujdeseni për veten, kujdesi i nënës është ilaçi më i ëmbël. Do t’ju paralajmërojë, do t’ju flasë dhe do t’ju ndihmojë të riktheheni në këmbët tuaja, si kur keni qenë fëmijë.

”Mami” thërrisni në momentet më të rëndësishme të jetës suaj…. Diploma/shkolla juaj, puna juaj e parë, martesa juaj, janë momente që përcaktojnë dhe ndryshojnë pyetjen e jetës suaj. Momente kur së pari dhe më e rëndësishmja, dëshironi që nëna juaj të jetë pranë jush që të ndiheni të sigurtë dhe të fortë! Dhe mbi të gjitha, e dëshironi atë në anën tuaj kur bëheni vetë nënë dhe e kuptoni saktësisht se çfarë ndjen për ju personi më i rëndësishëm në jetën tuaj.

Ju thërrisni “Mami” kur gjithçka që dëshiron është një përqafim… Ka raste në jetën e një personi kur gjithçka që i nevojitet është një përqafim i madh nga dikush që e do dhe e pranon ashtu siç është. Dikush që e kupton atë, që ndan çdo gjë bashkë dhe nuk e dëmton/lëndon kurrë. Dhe ky njeri është dhe do të jetë përgjithmonë nëna jonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top