Njeriu është për nga natyra shoqëror dhe kjo mund të shihet nga hulumtimet që kanë dalë në dritë mbi evolucionin e tij në grupe nga epoka e Paleolitit e deri më sot, kur ai përfitoi të ishte pjesë e një grupi për mbijetesën e tij dhe jo vetëm.
Që nga fillimi i zhvillimit, vërejmë ndryshimet në sjelljen e tij, si dhe në mënyrën se si ai angazhohet në dialog me grupin e tij – dhe jo vetëm me të, por edhe me racat e tjera.
Gradualisht, ndërsa qytetërimet që lulëzuan gjatë shekujve u zhvilluan, ata na lanë një trashëgimi të madhe të librave dhe mençurisë, dhe kultivimi i brendshëm i individit lulëzoi. Njohuritë kanë kontribuar shumë në këtë lloj progresi me edukimin e fëmijëve në një moshë shumë të re dhe qartësisht me mjedisin familjar i cili konsiderohet si më i rëndësishmi për themelet e sakta të personalitetit të individit.
Por njohja në vetvete nuk është diçka që e plotëson një person, pasi mënyrat themelore të mirësisë dhe moralit ndaj shokut tonë gjithashtu luajnë një rol! Ekziston një pjesë e madhe e njerëzve që nuk kanë furnizimet/bagazhet e nevojshme të dijes – mbase për shkak të rrethanave të caktuara – por kanë furnizimin e mirësisë në fjalët dhe veprimet e tyre dhe ju bëjnë të ndjeni se mirësia është një armë e rëndësishme në duart e njeriut, sepse e sfidon personin tjetër që të sillet saktësisht në të njëjtën mënyrë – pavarësisht nëse i pëlqen apo jo!
Njeriu i sjellshëm ka një mënyrë të bukur për të thënë atë që dëshiron, të analizojë këndvështrimin e tij, madje edhe të të qortojë. Është mënyra e tij e afrimit ndaj shokut të tij dhe të mos e vendos atë kurrë në një pozitë të vështirë, të mos e bëjë të ndjehet i turpëruar për diçka që mbase nuk e ka bërë si duhet, për diçka që nuk e tha si duhet dhe, mbi të gjitha, për ta bërë atë të ndjehet rehat me veprimet e tij dhe jo përgjegjës për to.
Të thuash “faleminderit”, “të lutem” dhe çdo fjalë tjetër që të jep mirësi, nuk do të thotë automatikisht që personi që i thotë ato është i natyrshëm. Këto fraza mund të thonë se është një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të treguar mirënjohjen në një akt të vullnetit të mirë. Por a është vërtetë kështu?
Personi i sjellshëm nuk kopjon sjelljet e njerëzve të tjerë dhe nuk heq dorë nga sjellja e tij përgjithësisht e mirë në momente dobësie, zemërimi dhe nervozizmi ndaj një situate. Ai gjithmonë sigurohet që profili i tij të mbetet fisnik dhe me qëllim të mirë, justifikon çdo situatë fatkeqe që çon në një shpërthim emocionesh dhe përpiqet paralelisht me fjalët e tij të qetësojë sjelljet dhe pasionet.
Është ai që do t’i hapë derën dikujt, ai që do ofrojë vendin e tij në autobus, ndihma e të cilit do të jetë e dukshme për të gjithë! Është ai njeri që do të paguajë biletën e dikujt që nuk ka më shumë lekë, që do t’i kushtojë kohë për t’i shërbyer kujtdo që ka nevojë dhe mund të jetë i disponueshëm në çdo kohë. Mirësia ka brenda vetes moral dhe bukuri.
Mënyra e bukur dhe vepra që do të lindë nga mirësia dhe mirësia e tij, janë virtyte të vërteta dhe të gjithë duhet t’i kultivojnë ato dhe të përpiqen në mënyrën e vet të përcjellin/përçojnë tek të gjithë fytyrën e mirësisë që priret, që ka tendencë të humbasë në një shoqëri ku vlerat, fatkeqësisht, janë tronditur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.