Në fokus

May 7, 2020 | 8:02

Esmeralda Birçaj: Mosha më e bukur për një grua fillon kur ajo është vetvetja

Mosha më e bukur për një grua fillon kur ajo ndalon së prituri lumturi nga një burrë apo ndonjë burim i jashtëm dhe merr përgjegjësinë për veten e saj. Mban respektin e saj për atë që bën dhe për këdo që shoqërohet, duke e ditur që respekti për personalitetin e saj është dashuri.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Shijon vetminë e saj në një mënyrë krijuese dhe plotëson dëshirat e saj. Guxon t’i bëjë realitet ëndrrat e saj, duke shijuar çdo moment si unik.

Nuk e ndjek lumturinë por i është bashkangjitur çdo çasti dhe e shpërblen atë. Ndjehet e lirë të bëjë atë që dëshiron, duke besuar se kur është e lumtur mund ta ndajë me të vërtetë. Vlerëson nevojat e saj, i respekton, i kënaq ato pa faj, pa censurë. Përqafon pjesën e prekshme të vetes, e respekton atë, e pranon atë. Kupton dobësitë e të tjerëve, i ndan ato nga agresioni, indiferenca, negativiteti.

Ka një interes më të gjerë për jetën, por merret vetëm me ato që mund të ndikojnë tek ajo, vetëm me ato që mund të fermentohen së bashku. Vlerëson veten, guxon të provojë, mëson nga gabimet e saj. I do gabimet e saj, sepse edhe ato e njohin atë. Nuk konsumohet në “pse-të”, nga trishtimi a pikëllimi se nuk ka atë që do të dëshironte të kishte, por ndjehet mirënjohëse për atë që është, për atë që ka.

Ajo nuk e dëmton veten, nuk toleron sjelljet që e dëmtojnë atë. Nuk i lejon të tjerët ta udhëzojnë, t’i tregojnë një mënyrë jetese që është e ndryshme nga ajo që dëshiron, por ajo insiston në të vërtetën e saj.

Një grua u jep lamtumirën njerëzve pa zemërim ose trishtim, duke kuptuar se çdo njohje e mësoi që ajo të lidhet në mënyrë më efektive me veten dhe të tjerët.

Nuk vendos askënd në fron, e as nuk hyn vetë, ajo nuk idealizohet duke ndjekur një lumturi fantastike, as nuk i nënvlerëson ata që nuk e ndihmojnë të fitojë atë që ka humbur, duke u përpjekur të rishikojë/ripërcaktojë veten përmes të tjerëve.

Nuk është plot negativitet, por e trajton jetën pozitivisht dhe me besim.

Një grua nuk kërkon konfirmim dhe as nuk konkurron me askënd. Nuk përpiqet të shpëtojë të tjerët, por është e lidhur në mënyrë të barabartë. Ajo është e pranueshme në çdo gjë që e hap atë në jetë, për atë që e respekton atë për atë që është.

Ajo e do trupin e saj, ajo shijon seksualitetin e saj. Pra, mosha më e bukur për një grua fillon kur ajo është vetvetja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top