Vështirë ulje-ngritjet e shpirtit, kur zemra të thotë të qëndrosh dhe mendja të shkosh përpara. Fuqia e dashurisë nuk ka kufij dhe rregulla. Nuk përcaktohet me logjikë, do ta kuptoni nëse e keni dashur çmendurisht.
Ka raste kur zemra mbizotëron në dashuri, mendja vetëm ndjek dhe kur ndodh kështu atëherë vijnë uljet dhe ngritjet në jetën tuaj.
Ka ndodhur për të gjithë ne, madje edhe për ata që thoshin se kurrë nuk do të mendonin ashtu ose nuk do ta bënin kurrë, të joshen nga ndjenjat/emocionet e tyre.
Kur mendon me zemër harron pengesat, vështirësitë dhe gjithçka tjetër që është kundër mënyrës se si ndjehesh.
Disa e quajnë pakujdesi, papërgjegjësi, unë do them thjeshtë se kjo është dashuri dhe të gjithë meritojnë të jetojnë një dashuri që do të arrinim kudo për hir të saj, duke kundërshtuar çdo gjë, pengesat dhe logjikën.
Një dashuri për të cilën do të merrnim rreziqet tona. Dashuri absolute e quaj une.
Është e rrallë ta provosh, por të paktën lejo një herë që zemra jote të urdhërojë diçka që është me të vërtetë e vlefshme. Do ta kuptoni kur zemra do t’ua konfirmojë.
Dashuria e jetës suaj ose vjen një herë ose kurrë.
Pra, kjo një herë është e mjaftueshme për të jetuar emocione të forta, për të matur qëndrueshmërinë tuaj, për të llogaritur vullnetin tuaj, për të arritur në kufijtë tuaj.
Përveç kësaj, mos harroni!
Logjika e mendjes dhe çmenduria e zemrës janë dy linja të holla dhe ato nuk janë larg…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.