Në fokus

June 27, 2020 | 8:06

Esmeralda Birçaj: Nëse nuk qani, trupi juaj do të qajë: e qara është e nevojshme

E qara është e nevojshme. Nëse nuk qani, trupi juaj do të qajë. Nëse e detyroni veten t’i mbani të gjitha brenda jush, nëse shtypni të gjitha dhimbjet tuaja dhe nuk i nxirrni jashtë përfundimisht do të shpërtheni.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Ne nuk jemi të dizajnuar për t’u mbushur me emocione dhe për t’i mbajtur ato pa i shprehur.

Frika nga reagimi i të tjerëve për ato që ata do të thonë për ju ose për shkak se ata mund t’ju refuzojnë, ju bën të mbani gjërat brenda jush që, herët a vonë, do të derdhen vetë.

Nëse nuk qani, do të filloni të vuani. E qara është e nevojshme.

Nëse nuk qani, do të filloni të përjetoni më shumë trishtim, dëshpërim, depresion dhe ankth.

Ju keni çdo mundësi që të mos i lejoni gjërat të jenë të tilla. Mbajtja e gjithçkaje brenda teje nuk është rruga e duhur.

Ndiq i shembullin e mëposhtëm. Le të themi që partneri juaj i vendos gjithmonë këmbët mbi tryezë. Asnjëherë nuk i keni thënë  asgjë sepse në fillim keni dashur të besoni se nuk ju shqetëson.

7

Muaji i mjaltit na bën mjaft budalla/pa kuptim. Çfarë ndodh kur kjo fazë ka mbaruar? Realiteti bën pamjen e tij: ajo që bëtë në fillim nuk ju shqetëson, tani ju shqetëson vërtetë.

Ndoshta do të filloni të fajësoni personin tjetër. Ndoshta i thoni herë pas here, “E dini që nuk më pëlqen kjo”, ose i tregoni me shprehjen tuaj të fytyrës se kjo nuk ju pëlqen.

Por është e padobishme. E toleroni atë përsëri dhe përsëri. Do të vazhdoni ta shikoni atë të mërzitur/ t’i hidhni shikime të bezdisshme derisa një ditë do të shpërtheni për asgjë.

Gabimi i madh këtu është se pretendoni se diçka nuk ju shqetëson ndërsa ju shqetëson me të vërtetë dhe nuk e shprehni kur duhet. Ju mund të mendoni ose besoni se nuk do të ndodhë përsëri.

Sidoqoftë, ky është një nga gabimet më të këqija: hyni në botën e pritjeve. Trupi ju tregon se kur diçka nuk është në rregull, nuk shkon mirë e qara është e nevojshme.

cry

Nëse mbajtja e ndjenjave dhe emocioneve tuaja brenda jush është bërë një mënyrë jetëse për ju, trupi juaj do të fillojë të dërgojë shenja paralajmëruese.

Dhimbje koke të përsëritura, ankth, shqetësime në stomak, ekzemë dhe shumë probleme të tjera mund të jenë një thirrje për ndihmë që vjen nga diçka brenda jush e që ju thotë se gjërat nuk po shkojnë mirë.

Ju nuk duhet ta injoroni atë.

Mund të mos e dini se çfarë po ndodh sepse është për shkak të disa përvojave të së kaluarës që nuk i mbani mend shumë mirë.

Por nëse kjo ju kufizon jetën, nëse ndiheni në ankth ose nëse shpesh nuk ndiheni mirë dhe nuk jeni të lumtur, dëgjoni trupin tuaj.

Ai është i mençur. Përdoreni atë për të kuptuar thelbin e problemit. Trupi juaj nuk reagon kështu pa asnjë arsye.

Trupi dhe mendja juaj janë të lidhura. Nëse e injoroni problemin, nëse nuk merreni me këtë çështje, trupi juaj do t’ua tregojë.

Ka vazhdimësi. Nëse nuk zhyteni në pjesët më të brendshme dhe nuk merreni me atë që ju lëndon aq shumë, mërzitjs/çrregullimet e stomakut mund të bëhen ekzema, problemi i ekzemës në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe problemi në sistemin qarkullues të dermatitit/lëkurës.

Për sa kohë që i injoroni paralajmërimet e trupit tuaj, kjo do të përpiqet t’ju tregojë se diçka nuk është në rregull, derisa t’i jepni fund asaj që ju bën kaq të pakënaqur.

Besimet, traumat dhe përvojat

Problemet tuaja shpesh burojnë nga besimet, traumat/dëmtimet dhe përvojat që nuk zgjodhët t’i mbani mend ose t’i jetonit(përvojë).

Sidoqoftë, në realitet e gjithë kjo mund të jetë një mundësi për të hapur sytë tuaj, të mësoni dhe të jeni të lirë.

Frika nga të thuash “jo” mund të vijë nga një besim ose përvojë traumatike që e mbartni që kur ishit fëmijë.

Kjo frikë e jashtëzakonshme për të thënë atë që ndjen kur e ndjeni mund të jetë për shkak të një përvoje negative, gjë që çoi në vetëvlerësim të ulët dhe mungesë të vetëbesimit.

Mos u dorëzo për të gjithë këtë. Nuk ka nevojë t’i nënshtrohesh atyre dhe t’i pranosh ato.

Çdo traumë dhe çdo përvojë është një mundësi për t’u bërë ato që vërtetë dëshironi të jeni.

Prandaj, mbani mend këtë: nëse nuk qan, trupi juaj do të qajë. E qara është e nevojshme. Filloni ta lini veten të qajë kur ju duhet. Lironi trupin tuaj nga manifestimet fizike të dhimbjes.

A jeni gati të zgjidhni prosperitetin në vend të mjerimit?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top