Ka kaq shumë njerëz aty jashtë! Kujdes! Mos bëj të tjera gabime!
Ka kaq shumë njerëz aty jashtë që kanë etje për dashuri, që vdesin për përqafime. Ata besojnë në “së bashku” dhe ëndërrojnë në “përgjithmonë”. Ata zgjohen dhe bien në gjumë duke pritur për një dashuri si nëpër përralla.
Ka kaq shumë njerëz aty jashtë që jetojnë me vetminë, por që kanë një “dëshirë” të fshehur brenda tyre. Ka kaq shumë të vetmuar atje jashtë. Diku, do të jetë një për ju, ta marrë dreqi..!
Mos bëj të tjera gabime të them!
Ki durim dhe besim, sepse në fund do të vijë. Ai do të vijë dhe ti duhet të jesh atje, duhet ta shohësh dhe ta njohësh. Duhet ta zgjedhësh atë nga gjithë ai numër i madh dhe, edhe ai të të zgjedhë ty. Duhet ta zgjedhësh dhe të të zgjedhi!
Pra zgjidh njeriun që do të bëhet i dashuri yt i besuar…!
Jo vetëm për trupin tuaj, kujdes! Zgjidh personin që do të bëhet i dashuri, ‘mjeshtri’ i mendjes tuaj, kjo është më kryesorja. Atë që do bëjë dashuri me shpirtin tënd, që i bën mirë psikës tuaj, që do t’ju çojë në kulm. Një burrë, reagimi i parë i të cilit, do t’ju ‘presë’ këmbët, atë që qysh në bisedën e tij të parë do të ndjesh që tashmë i je dorëzuar, atë që qysh nga buzëqeshja e tij e parë, do të dëshirosh të tjerat buzëqeshje të tij.
Zgjidh njeriun që do të bëhet i dashuri yt, atë që guxon të ëndërrojë, atë që flet të vërtetën, që ka ngjyra në sytë e tij dhe melodi në prekjen e tij.
Zgjidh atë që do dojë për atë që je, që do të të lërë të paprekur, që të dëshiron me gjithë zemër dhe që preferon të jesh e lirë. E lirë të tijën!
Zgjidhe këtë njeri që sheh të drejtat e tua, që përqafon gabimet e tua, që respekton dëshirat e tua dhe që bën gjithçka që ty të nevojitet.
Bëje të dashurin tënd duke i dhënë gjithçka. Qëndro përpara tij e zhveshur dhe lëre të të mposht, të të pushtojë dhe të të marrë rob.
Dorëzoju pa kufij dhe kushte, pa egoizëm dhe mbrojtje, pa nesër dhe pa dje. Jepja të gjitha atij!
Dorëzoju atij që nuk do të kërkojë shumë, atij që do të të japë shumë, atij që do të të japë qiellin dhe detet e tij.
Zgjidhni njeriun që do të bëhet i dashuri juaj!
Jo atë që është më i bukur, por ai që bëhet i bukur kur të ka ty.
Jo më të fortin, por ai që forcohet kur të sheh ty.
Jo më të pasurin, por ai që i shpenzon të gjitha për të të bërë të lumtur.
Jo më të gjatin, por ai që jep shpirtin e tij për të arritur te ty.
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Jo më të drejtin, por atë që të do me të drejtë!
Zgjidh burrin që të jetë i dashuri juaj, që do të jetë para teje më përpara se ti ta duash, i cili do të të japë përparësi dhe do të të mbajë fort. Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një. Një burrë që nuk do të largohet edhe nëse ti do e dëbosh por do të të qëndrojë aty me ty, ngjitur, që të të tregojë ty sa shumë përputheni. Kush do të luftojë për dashurinë, kush do të dashurohet me ty çdo mëngjes dhe çdo natë…, do të të dojë!
Mos bëj gabime të tjera, mos u shpërnda më, mos u shit me një ‘po’ çfarëdo! Kujdes!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.