Mirëqenie

April 4, 2020 | 8:08

Kafeja ndihmon në zgjidhjen e problemeve

Hulumtimet kanë zbuluar që konsumimi i kafesë mund të përmirësojë zgjidhjen e problemeve, por nuk ka asnjë efekt në aftësinë për të prodhuar ide të reja

Asgjë nuk është më e mirë se një kafe për t’i bërë neuronet të lëvizin përsëri. Kafeina ndihmon për të përmirësuar përqendrimin dhe zgjidhjen e problemeve, por nuk ndikon në krijimtari. Kjo është thënë në një studim të kryer nga Universiteti i Arkansas-it dhe botuar në revistën shkencore Consciousness and Cognition.

“Në kulturën perëndimore, kafeja është e lidhur në mënyrë tipike me punë krijuese dhe stilin e jetës, nga shkrimtarët me kafenë e tyre gjithnjë pranë, deri te programuesit me pije energjike dhe në fakt ka më shumë se një sfond të së vërtetës në këto stereotipe”, shpjegon Darya Zabelina, autore e hulumtimit. Sidoqoftë, edhe pse veprimi stimulues i kafeinës në vëmendje dhe përqendrim është konstatuar nga studime të ndryshme, ajo mbi të menduarit krijues nuk është thelluar akoma dhe pikërisht studimi është bërë në këtë drejtim.

Eksperimenti përfshinte 80 subjekte, të cilëve iu dha rastësisht një pilulë me 200 mg kafeinë, ekuivalente me një kafe të fortë. Subjektet më pas iu nënshtruan testeve standarde për të matur të menduarit “konvergjent” dhe “divergjent”. Në rastin e parë nënkuptojmë aftësinë për të gjetur një zgjidhje specifike për një problem, siç është identifikimi i përgjigjes së saktë; në të dytën, ajo e krijimit të ideve që ofrojnë qasje krijuese, të reja dhe interesante. Marrja e pilulës ka pasur efekte pozitive në një kuptim, por jo në tjetrën.

“Kafeina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë për të zgjidhur problemet, por nuk ka pasur efekt në të menduarit krijues”, përfundoi Zabelina; “Nga ana tjetër as nuk ka bërë keq. Vazhdoni të pini kafenë tuaj, pasi nuk do të ndërhyjë në këto aftësi.”

 

 

Burimi / https://www.linkedin.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top