Të pish ujë në sasinë e duhur do të thotë shëndet për trupin, por edhe të përfitosh linjat. Me temperatura që këto ditë arrijnë kulmin, uji bëhet edhe më i rëndësishëm për të mbajtur trupin të hidratuar. Ndaj vihet re që kur kemi etje, efektet e mungesës së lëngut të jetës krijojnë një çrregullim në organizëm. Trupi nuk është në gjendje të kontrollojë temperaturën e vet. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit. Organizmi nuk mban rezerva të ujit dhe për këtë është e nevojshme ta furnizojmë trupin, duke pirë shumë dhe duke ngrënë fruta dhe perime të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji. Ja se çfarë tjetër mund të bëjmë për të përmirësuar lehtësisht shëndetin tonë, duke pirë ujë në mënyrë korrekte. E nisim me të menduarit se domosdoshmëria nis me një shishe ujë me vete, për të plotësuar lëngjet e humbura. Sa i takon përqendrimit të ujit në trup, i cili është paradhoma e shëndetit, nuk do të thotë të kesh “shumë” ujë në organizëm, por të vuash nga një çekuilibër në shpërndarjen e tij. Prandaj, duhet të pini ujë shpesh edhe më shumë. Uji pastron indet, më tepër toksinat, heq kripën e tepërt që mban trupi si dhe lufton kapsllëkun.
Avantazhet
- Humbje në peshë me shpejtësi
- Nxit metabolizmin
- Redukton celulitin dhe ujin e tepërt
- Përmirëson hidratimin, oksigjenon indet, pra tonifikon dhe rrit elasticitetin
- Redukton fryrjen
Sa duhet pirë
Një shishe dy litroshe është masa e duhur për një të rritur. Kësaj sasie i duhen shtuar në formë të lëngshme frutat dhe perimet, për të shkuar në total 3 litra në ditë.
Ndërsa ha mund të pish dy gota ujë: jo më shumë, pasi ndihesh keq, dhe as më pak, sepse ushqimi në vend që të tretet ka nevojë të jetë më i përthithshëm.
Si të pini më shumë ujë
- Pini një gotë ujë gjysmë ore përpara dhe pas vakteve ditore
2. Zgjidhni pije që ju pëlqejnë, pini më shumë ujë nëse ju pëlqen shija
3. Hani fruta dhe perime. Ato kanë përmbajtje të lartë uji
4. Mbani një shishe me ujë gjithmonë me vete
5. Zgjidhni pije jo kalorike apo infuzione të ndryshme uji
Jepini shije ujit tuaj
Konsumimi i ujit është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për trupin tuaj. Kjo ndihmon rregullimin e temperaturës së trupit, mbron organet jetësore dhe madje edhe përmirëson pamjen tuaj. Por me kalimin e kohës bëhet e mërzitshme. Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë më të shijshme për të marrë dozën tuaj ditore të H2O provoni “Fab”, ujin natyral oligomineral, i mbledhur nga burimet e Shën Mërisë. “Fab” hyri në tregun shqiptar në pranverën e vitit 2014 si një nënprodukt i “Birra Korça”. Lule Fabiola, në latinisht Triteleia laxa, i dha jetë dhe imazh këtij produkti të ri në tregun vendas. Falë specialistëve të fushës dhe teknologjisë së përparuar, ky produkt vjen si një zgjedhje e mirëmenduar për t’i ofruar konsumatorit shqiptar më të mirën për shëndetin e tyre. Çdo ditë e më shumë ky produkt po përhapet në treg me praninë e tij nën siglën “Fab”. Çdo ditë e më shumë ai bëhet pjesë e pandashme e familjeve tona. Burimi i Shën Mërisë njihet për ujin e pastër, me vlera të larta minerale dhe ushqimore.
INTERVISTA
Viktor Ljarja teknolog
Cilat janë risitë e produktit Fab këtë verë?
Uji FAB vjen drejtpërdrejt nga burimet e njohura të Shën Mërisë, një zonë që i përket malësisë lindore-verilindore të qytetit të Tiranës. Ato janë shumë të hershme dhe aq shumë të përdorura për kryeqytetin tonë, si e vetmja mundësi për furnizimin e popullatës nga burimet malore. Sasia e pashtershme e ujit të këtyre burimeve ka përballuar rritjen e pandalshme të popullsisë të Tiranës ndër vite, të paktën deri në fillimet e viteve ‘90. Rritja e kërkesës nga tregu për ujin FAB diktoi që këtë vit të dilet nga tradita e ambalazhimit në shishe 0,5 litër dhe të shtohet edhe ambalazhimi i tij në shishe 2 litër, që është edhe për përdorim më masiv në sezonin veror.
Pse konsumatorët duhet të zgjedhin ujin “Fab”? Me çfarë pritshmërish vjen ai në treg?
Kryesorja dhe më e veçanta e burimeve të Shën Mërisë është cilësia e lartë e ujërave që dalin nga këto burime. Analizat kimike dhe fiziko-kimike të tyre vërtetojnë faktin se kemi të bëjmë me ujë nga më cilësorin, në mos më cilësorin, krahasuar me burimet me të njëjtat kushte gjeologjike të daljes në sipërfaqe. Uji natyral Oligomineral “Fab” në mënyrë të vazhdueshme mblidhet nga reshjet e shiut dhe bora, të cilat më pas filtrohen nga shtresat e ndryshme të tokës, gurët dhe përbërës të tjerë natyralë, për të sjellë një burim plot minerale si: kalciumi, magnezi, kaliumi etj.
Sa i shëndetshëm vjen ai për blerësin, cilat janë parametrat dhe treguesit që e mundësojnë këtë?
Treguesi analitik më i spikatur dhe që tregon cilësinë e lartë të ujit “Fab” është përmbajtja shumë e ulët e mbetjes së thatë në 180⁰C, e shprehur në miligram për litër, mbi shtatë herë më i ulët se norma. Por jo vetëm ky tregues pasqyron cilësinë e lartë të tij; aty përfshihen edhe përmbajtjet e joneve Ca, Mg, Na, K. Tërësia e gjithë kripërave që përmban uji i burimeve të Shën Mërisë e bën atë të jetë një ujë i lehtë nga pikëpamja e pranimit nga organizmi i njeriut, me të cilin “nuk ngopesh duke e pirë”.
Si pjesë e Birrës Korça, uji Fab vjen nga burimet e Shën Mërisë. Cili është funksioni zinxhir që arrin deri tek konsumatori?
Përpos fakteve të mësipërme ai, uji FAB, ambalazhohet në një impiant me eksperiencë 17 vjeçare në fushën e ambalazhimeve të produkteve për konsum masiv.
Fab…
Uji përbën 70% të masës tonë trupore, si pasojë është shumë e rëndësishme që trupi ynë të furnizohet me ujë në mënyrë sistematike. “Fab” i kushton një rëndësi të veçantë cilësisë së ujit dhe për këtë arsye ka zgjedhur burimin e Shën Mërisë si një nga burimet me ujin më të mirë në Shqipëri.
Uji më i mirë për familjen
Secili nga pjesëtarët e familjes ka kërkesa të ndryshme ushqimore. Uji “Fab” e thjeshtëson detyrën e amvisave, duke sjellë një ujë i cili nga përbërja e tij, plotëson kërkesat e të gjithë familjes.
Hidratimi i duhur për bebet
Gjatë shtatzënisë si mami, ashtu dhe bebi është shumë e rëndësishme të hidratohen në mënyrë korrekte. Për një nënë në pritje është e rekomandueshme të konsumojë rreth 2-3 litra ujë në ditë. E njëjta gjë vlen edhe gjatë ushqyerjes së ditëve të para të bebit.
Partner për aktivitetet sportive
Me formatin elegant dhe praktik, uji “Fab” është shoqëruesi juaj më i mirë në shëtitjet tuaja të gjata, në palestër apo për vrapimet tuaja në natyrë. Gjithçka për mirëqenien tuaj psikofizike.
Sponsori zyrtar i FK Skënderbeu
Uji Fab është sponsori zyrtar i FK Skënderbeu. Duke e ditur se sa e rëndësishme është për sportistët që të hidratohen në mënyrën e duhur, u vendos se alternativë më e shëndetshme për ta do të ishte Uji “Fab”.
Shefat zgjedhin “Fab”
Kuzhina shqiptare njihet për gatimet e saj tradicionale si dhe zgjedhjen me kujdes të përbërësve ushqimorë. Ata zgjedhin ushqimet e papërpunuara me kimikate dhe si pasojë duhet të përdorin me gatimet e tyre dhe ujin më cilësor, në mënyrë që ushqimet e tyre të dalin të shijshme dhe të shëndetshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.