Këshilla & Arsye

December 21, 2015 | 9:57

Problemet në çift të shëndoshin

Debatet në çift bëjnë dëm edhe për linjat, pasi ndikojnë në shtimin në peshë. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Delaware dhe Universitetit të Ohio në SHBA. Për të arritur në këtë konkluzion u studi-uan rastet e 43 çifteve, të cilët kishin probleme të shpeshta mes tyre dhe debate. Studiuesit u kërkuan çifteve të hanin së bashku një vakt para se të mundoheshin të zgjidhnin konfliktet. Më pas, ata plotësuan disa pyetësorë mbi faktorë të ndryshëm si ankthi e cilësia e gjumit dhe iu nënshtruan analizave të gjakut e të pështymës. Nga analizat dhe të dhënat doli një lidhje e dukshme mes problemeve martesore dhe zgjedhjeve të gabuara të ushqimeve, si dhe një lidhje e fortë e nivelit të armiqë-sisë dhe konsumimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrash, sheqeri dhe kripe. Më specifikisht, studimi tregoi se debatet mes partnerëve shpesh paraprihen nga rritja e hormonit të urisë, i njohur si grelina dhe që çdo gjë ndodh vetëm te njerëzit që janë të dobët apo pak mbipeshë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top