Ndonjëherë, nuk është një debat i vetëm që rrëzon marrëdhëniet por mungesa e respektit që grumbullohet ngadalë, ftohtësia e fshehur pas sjelljeve të përsëritura, dhe e vërteta që në fund del e paevitueshme. Kur dikush shpërthen, kjo nuk ndodh pa arsye pra nuk ndodh kur ti je fajtor, por kur lodhesh nga trajtimet që përsëriten dhe bëhen zakon.
Sipas psikologjisë sociale, marrëdhëniet toksike karakterizohen nga mungesa e respektit dhe përgjegjësisë së ndërsjellë. Studime kanë treguar se njerëzit që krijojnë konflikte të përsëritura në familje, në punë apo në rrethin shoqëror shpesh kanë vështirësi në menaxhimin e emocioneve dhe vetëvlerësimin. Ata përdorin strategji të pavetëdijshme për të shmangur përgjegjësinë, duke hedhur fajin tek të tjerët. Ky model sjelljeje nuk dëmton vetëm marrëdhëniet, por krijon edhe një cikël të vazhdueshëm stresi dhe tensioni për të gjithë të përfshirët.
Lodhja emocionale që vjen nga përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtur paqen, shpesh duke sakrifikuar dinjitetin dhe nevojat personale, njihet në psikologji si “ngarkesë emocionale”. Kjo është një gjendje ku personi ndjen stres të thellë për shkak të presionit psikologjik të vazhdueshëm.
Në këto kushte, ruajtja e qetësisë dhe vetëkontrollit nuk është shenjë dobësie, por shprehje e vetëdijes për vlerën personale dhe nevojën për kufij të shëndetshëm. Kur dikush shkel vazhdimisht kufijtë e tjetrit, kjo është zgjedhje e qëllimshme dhe jo rastësi.
E vërteta e vetme çdoherë është se, marrëdhëniet që mungojnë respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë janë të dëmshme dhe duhet të rishikohen seriozisht. Vendosja e kufijve është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin emocional dhe për të ruajtur paqen e brendshme.
Andaj ata/ato që nuk kuptojnë vlerën tënde, nuk meritojnë energjinë tënde.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.