Prindërimi nuk vjen me një rregullore. Megjithatë, duket se ka një sërë udhëzimesh jozyrtare të prindërimit të cilat ndryshojnë thellësisht mes kulturave të ndryshme.
Disa amerikanë do të tmerroheshin duke parë foshnja të pa mbikëqyrur që flenë në karrocat e tyre në trotuaret e Skandinavisë, nxënësit japonezë të shkollave fillore që pastronin tualetet e tyre në shkollë, ose apo fëmijë që pinin alkool dhe pica në Itali.
Këtu janë disa stile unike të prindërimit në botë:
Liria në një moshë të vogël
Në Japoni, fëmijët e moshave të vogla shkojnë në shkollë dhe kryejnë punë pa mbikëqyrje, madje edhe në qytetin e nxehtë të Tokios. Shkalla e kriminalitetit në vend është jashtëzakonisht e ulët dhe prindërit presin që të tjerët në komunitet të ndihmojnë për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.
Që në fillim të klasës së parë, nxënësit japonezë pastrojnë klasa dhe korridore, pluhurin, madje ndonjëherë pastrojnë edhe banjat në shkollat e tyre.
Foshnjat që flenë jashtë edhe gjatë muajve të dimrit
Fëmijët skandinavë rriten sipas “jetesës në ambient të hapur”, dhe është një fenomen fare i zakonshëm të shohësh karroca me fëmijë që flenë gjumë në ambiente të hapura të pambikëqyrur nga prindi në kohë dimri.
Heqja e pampersit te fëmijët
Në kinë, fëmijëve u mësohet të kryejnë nevojat e tyre personale që kur janë disa muajsh. Ndërkohë në shumicën e vendeve të tjera kjo gjë fillon pas moshës 2 vjeçare.
Më pak kohë në klasë
Studentët në Finlandë renditen ndër më të zgjuarit në botë – ato janë vazhdimisht në krye të renditjes së OECD-së për matematikë, shkencë dhe lexim, sipas The Times. Por fëmijët në Finlandë nuk e fillojnë shkollën përpara moshës 7-vjecare dhe Tiina Marjoniemi, drejtuesja e qendrës së kujdesit ditor Franzenia në Helsinki, tha se fëmijët apra se të mbushin shtatë vjeç duhet të “luajnë dhe të jenë fizikisht aktivë”, duke i quajtur shtatë vitet e para të jetës “një kohë për kreativitet”.
Burimi / scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.