FB

December 9, 2022 | 10:30

Fakte interesante për thjerrëzat, burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve

Thjerrëzat janë pjesë e pandashme e kuzhinës në çdo cep të botës. Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur thjerrëzat si burim ushqimor, madje studimet arkeologjike kanë pranuar që thjerrëzat janë përdorur për ushqim që nga Epoka e Gurit. Thjerrëzat kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore. Ato konsiderohen si bimët perfekte bishtajore për t’u kombinuar me sallata, salca apo gatime me bazë vegjetariane.

th

Me ardhjen e dimrit, konsumatorët kanë gjithnjë tendencën të zgjedhin ushqime që janë të thjeshta për t’u gatuar. Thjerrëzat janë një prej këtyre ushqimeve të lehta por plot me vlera.

Shija e tyre me bazë arrore është e preferuar dhe lehtësisht e kombinueshme me një sërë ushqimesh të tjera. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Thjerrëzat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit. Nëse i përfshini thjerrëzat në dietën tuaj do të merrni përfitimet e mëposhtme:

 

1. Thjerrëzat ulin kolesterolin

Thjerrëzat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme. Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra.

 

2. Thjerrëzat sigurojnë shëndetin e zemrës

Shumë studime kanë treguar që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër, siç janë thjerrëzat ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, dy elemente jetësorë për shëndetin e zemrës. Folati ul nivelet e homocisteinës, një aminoacid i rrezikshëm për zemrën. Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë nëpër të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të magnezit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës, ndaj nëse hani thjerrëza, zemra juaj do të jetë e lumtur.

 

3. Thjerrëzat përmirësojnë tretjen

Fibra e patretshme që gjendet tek thjerrëzat parandalon konstipacionin dhe çrregullime të tjera me tretjen siç është sindroma e zorrës së irrituar dhe divertikuloza.

th1

4. Ekuilibrojnë nivelin e sheqernave në gjak

Vlerat e fibrës në organizëm janë të shumta. Fibra e tretshme kufizon aktivitetin e karbohidrateve, ngadalëson tretjen e tyre dhe ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Hapa të tillë janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, rezistenca ndaj insulinës apo hipoglicemia.

 

5. Burim i pasur proteinash

Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 26 përqind e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës, rrjedhimisht këto produkte janë një burim i shkëlqyer proteinash që duhen shfrytëzuar nga vegjetarianët dhe veganët.

 

6. Ofrojnë shumë energji

Thjerrëzat rrisin nivelet e energjisë falë fibrës dhe karbohidrateve komplekse. Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i pasur hekuri që transporton oksigjenin në organizëm dhe është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin.

 

7. Ndihmon me rënien në peshë

Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrfarë yndyre. Një filxhan me thjerrëza të gatuara përmban 230 kalori, e megjithatë pasi i ke ngrënë ndihesh i/e ngopur dhe i/e kënaqur.

 

Fakte interesante për thjerrëzat

–Në fenë Hebraike, thjerrëzat konsiderohen si një ushqim për njerëzit që janë në zi, sepse forma e tyre e rrumbullakët simbolizon rrethin e jetës.

–Thjerrëzat janë zbuluar edhe në varret e lashta të Egjiptit që datojnë që nga viti 2400 Para Krishtit.

–Për shekuj me radhë, thjerrëzat janë konsideruar si ushqimi i të varfërve.

–Në botë gjenden varietete të ndryshme të thjerrëzave të cilat kanë ngjyrë kafe, të verdhë, të zezë, portokalli, të kuqe dhe të gjelbër.

 

 

Burimi AgroWeb.org

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top