Sa dini për pijet alkoolike? Sa dinë miqtë tuaj për to? Sfidoni miqtë tuaj me këto fakte befasuese në lidhje me pijet alkoolike.
1- Vera e bardhë mund të bëhet nga rrushi i kuq.
2- Sasia e alkoolit të pastër në një kanaçe tipike birre, gote verë, ose pije alkoolike është e njëjtë.
3- Qindra vjet më parë, recetat për birrën kishin përbërës të tillë si: mjaltë, sheqer, gjethe dafine, aromatikë, fara lulëkuqe, kërpudha, gjalpë dhe thërrime buke.
4- Asnjë pije alkoolike nuk mund të jetë e provuar mbi 190% (ose alkool 95%). Në një provë më të lartë, pija vetë-hollohet duke tërhequr lagështi nga ajri.
5- Shkelja e rrushit me këmbë përdoret akoma për të bërë sasi të vogla të disa verërave të shtrenjta Port.
6- Të gjithë pijet, ndryshe nga birra dhe vera, janë plotësisht pangjyrë kur bëhen për herë të parë. Ngjyrat e tyre vijnë nga vjetërsia në fuçitë e lisit.
7- Duhen rreth 600 kokrra rrushi mesatarisht për të bërë një shishe verë.
8- Rreth 20% e verës së konsumuar në botë është sake.
9- Çdo shishe shampanjë ka rreth 49 milion flluska.
10- Mund të duhen 40 vjet që Porti i cilësisë së mirë të arrijë pjekurinë e plotë.
11- Të 13 mineralet e nevojshme për shëndetin dhe jetën e njeriut mund të gjenden te pijet alkoolike.
12- Heqja dorë nga alkooli rrit shumë shanset që njerëzit të vuajnë nga sëmundje të zemrës.
13- Njerëzit që pinë moderuar, kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm dhe të jetojnë më gjatë se ata që abuzojnë me alkoolin.
14- Pirja e moderuar nuk duket se kontribuon në shtimin e peshës.
15- Abraham Lincoln kishte një licencë për pijet alkoolike dhe shiste uiski para se të bëhej President.
16- Pijet e distiluara përfshijnë uiski, raki, rum, tekila dhe xhin. Këto pije nuk kanë karbohidrate, yndyrna ose kolesterol.
17- Johnny Appleseed shpërndau fara molle në të gjithë kufirin e SHBA-së. Njerëzit nuk dëshironin të rritnin mollë për t’i ngrënë. Ata i donin për lëngun e tyre, për të bërë musht “të fortë”.
18- Ndërsa vjetrohet, vera e bardhë errësohet dhe vera e kuqe bëhet më e lehtë.
19- Distiluesi i parë i madh i uiskit në SHBA ishte gjithashtu Presidenti i parë, George Washington.
20- Kolonialistët e hershëm në Amerikën e Veriut bënë pije alkoolike nga ato që ishin në dispozicion. Kjo përfshinte: domate, kallam të artë, qepë, karota, mëndafsh misri, kunguj, selino, panxhar dhe luleradhiqe.
21- Xhini i Sloe nuk është aspak xhin. Është një liker i bërë me manaferrat sloe (manaferrat e ferrëzave).
Përgatiti Gea Veizi, maturante, gjimnazi “P.N.Luarasi” / Burimi alcoholproblemsandsolutions.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.