Marrëdhënie

April 29, 2017 | 13:14

Faktorë kyç që ndihmojnë fëmijën pas ndarjes

Një çift në proces ndarjeje përballet shpeshherë me ndjenja të forta zemërimi, dhimbje dhe zhgënjim. Për pasojë, ndarja bëhet shumë stresuese edhe për fëmijët. Megjithatë, studimet tregojnë se ndarja nuk prek në mënyrë të drejtpërdrejt fëmijën, por konflikti në të cilin ai është i ekspozuar gjatë bashkëjetesës së prindërve të tij dhe mbas ndarjes. 

o-divorce-kid-facebook

Mënyra se si prindërit e zgjidhin konfliktin që kanë, përcakton përshtatjen e fëmijës me situatën e re në familjen e tij. Frika, vuajtja dhe ndjenja të tjera që përjetohen nga fëmija minimizohen kur prindërit arrijnë ta zgjidhin konfliktin, duke përdorur kompromis dhe “negociata” në vend të “sulmeve” verbale. Një konflikt i pazgjidhur, kronik, lidhet me përjetimin e një ndjenje të fortë pasigurie emocionale nga ana e fëmijës.

Faktorë kyç që ndihmojnë fëmijën pas ndarjes

  • Prindërit duhet ta mbështesin emocionalisht fëmijën, duhet të vëzhgojnë aktivitetet e tij, t’i japin një disiplinë pozitive, nga e cila duhet përjashtuar çdolloj dhune. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për moshën e fëmijës dhe pritshmëritë t’i kenë në bazë të moshës.
  • Fëmijët duhet të kenë mundësinë të shoqërohen me prindin me të cilin nuk jetojnë (në shumicën e rasteve ai është babai) dhe të kenë mbështetjen e tij nga ana emocionale. Babai duhet të përfshihet në jetën e fëmijës me aktivitete të ndryshme, të dëgjojë nevojat dhe dëshirat e fëmijës. Gjithashtu ai duhet t’u përgjigjet këtyre nevojave financiarisht, pasi lidhen me sigurimin e kërkesave për rritjen dhe edukimin e fëmijës.
  • Është e rëndësishme për fëmijën që prindërit pas ndarjes të provojnë të ndërtojnë një marrëdhënie të re, për të bashkëpunuar sa më shumë në të mirën e fëmijës së tyre. Për më tepër, një ndarje mund të jetë një shembull për fëmijën se si ai mund të zgjidhë një konflikt në të ardhmen.
  • Mënyra se si prindërit zgjidhin problemet e tyre imitohet edhe nga fëmijët. Nëse prindërit arrijnë të komunikojnë sa më mirë dhe të bashkëpunojnë pas ndarjes, fëmija e tyre do të ketë më pak vuajtje dhe trauma.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top