Trupi ynë ka një mekanizëm mbrojtës natyral, i cili përdoret për të mbrojtur trupin nga patogjenet e jashtëm që përpiqen të dëmtojnë trupin. Ai përbëhet nga qeliza të ndryshme luftarake dhe qeliza natyrore vrasëse që përbëjnë një ushtri mbrojtëse. Këto qeliza janë qelizat B dhe T, neutrofilet, bazofilet, leukocitet, makrofagjet, etj
Ju mund ta ndihmoni sistemin tuaj imunitar për të qëndruar në një gjendje të mirë funksionale. Nuk është e mjaftueshme vetëm të qëndroni higjienikë dhe të hani shëndetshëm, por ka faktorë të tjerë që kanë rol në sistemin tuaj imunitar. Ja disa prej këtyre faktorëve:
Mungesa e gjumit: Trupi juaj lëshon proteina të caktuara që ndihmojnë sistemin imunitar, të quajtur citokina, që çlirohen vetëm gjatë gjumit. Pagjumësia dobëson sistemin imunitar dhe ju bën të sëmureni më shpejt.
Ankthi: stresi dhe ankthi i vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin imunitar.
Mungesa e vitaminës D: kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e kockave dhe qelizave të gjakut. Vitaminën D mund ta merrni në vezë, peshk dhe ushqime të fortifikuara si qumështi dhe drithërat. Rrezet e diellit janë një tjetër burim kryesor.
Disa medikamente: p.sh medikamentet që përdoren për të trajtuar alergjinë, artritin, lupusin, etj, ndikojnë në uljen e sistemit imunitar.
Konsumimi i paktë i frutave dhe perimeve: vitaminat dhe mineralet kryesore i merrni tek frutat dhe perimet, nësë konsumoni pak, keni më shumë gjasa për t’u prekur nga mungesa vitaminash dhe sëmundje të ndryshme.
Ushqimet me shumë yndyrë: vajrat dhe yndyrnat pengojnë qelizat e bardha të gjakut që të luftojnë kundër infeksioneve. Yndyrnat prishin ekuilibrin e baktereve në zorrë dhe ulin imunitetin. Konsumoni yndyrna të shëndetshme dhe mundohuni ta pini qumështin me sa më pak yndyrë.
Pirja e duhanit
Alkooli
Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e marrëdhënieve seksuale
Burimi: shëndeti.com.al/ WebMD
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.